45 praktika për tu kujdesur për veten për nënat shumë të ngarkuara

0 0

Pjesa më e madhe e nënave janë shumë të zëna duke u kujdesur për këdo përveçse për veten. Për të gjitha ju që mendoni se nuk keni kohë t’i dedikoni vetes, këtu janë 45 mënyra të thjeshta për tu kujdesur për veten edhe kur jeni shumë të ngarkuara.

45 praktika për tu kujdesur për veten për nënat shumë të ngarkuara

  1. Gjeni kohë të ëndërroni për veten

Një praktikë e tillë do të përmirësojë vetëbesimin tuaj dhe do t’ju bëjë të vlerësoni aftësitë që keni. Diçka e tillë është shumë e nevojshme kur keni detyrën më të vështirë në botë, të qënit prind.

  1. Bëni një masazh

Askush nuk mund të kundërshtojë përfitimet nga një masazh. Studimet  e fundit tregojnë se përveç përfitimeve fizike, masazhi ul nivelet e stresit dhe ju ndihmon të flini më mirë.

  1. Praktikoni joga

Joga është mënyra më e mrië për tu futur në botën tuaj të brendshme.

  1. Meditoni

Meditimi ka ndikim në shumë fusha të jetës, duke filluar nga reduktimi i stresit, menaxhimimi më i mirë i emocioneve dhe ju bën më të vëmendshëm ndaj fëmijëve.

  1. Pastroni ndonjë rrëmujë të vogël

Rrëmuja ka ndikim të jashtëzakonshëm në psikologjinë tuaj, prandaj përpiquni të vini rregull në gjërat që mundeni. Nuk është e thënë të rregulloni gjithçka.

  1. Hiqni nga priza pajisjet tekonolgjike

Le ta pranojmë, të gjithë jemi shumë të lidhur me pajisjet teknologjike. Ato po na bëjnë të humbasim jetën tonë reale.

  1. Merrni frymë thellë

Merrni frymë thellë, mos kontrolloni rrjetet sociale dhe asgjë, përqëndrohuni vetëm në të tashmen.

  1. Bëj manikyr ose pedikyr

Kujdesi për veten me rezultate të bukura që do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.

  1. Bëj streçing

Streçingu ju lehtëson muskujt dhe automatikisht ju bën të ndiheni më mirë.

  1. Zgjidhni një vakt të ndërmjetëm të shëndetshëm

Të ngrënit shëndetshëm ka shumë përfitime, por kjo nuk vlen vetëm për vaktet kryesore, por për çdo gjë që hani gjatë ditës.

  1. Dilni për ecje ose vrap

Kujdesi për veten duhet të jetë i rregullt për të parë rezultate pozitive. Gjeni kohë për veten dhe mjafton të ecni pak ose të vraponi disa mintua në ditë.

  1. Vlerësoni që jetoni

Ju duhet vetëm një minutë të rikujtoni se ju merrni fyrmë, jetoni dhe duhet ta vlerësoni shumë këtë fakt.

  1. Qëndroni pak në diell

Jo vetëm që do të ndiheni mirë, por do të përfitoni të merrni vitaminë D.

  1. Qeshni

Është e vërtetë, e qeshura është ilaçi më i mirë.

  1. Telefononi një mike me të cilën nuk keni folur prej kohësh

Kujdesi për veten ka të bëjë me lidhjen me veten tuaj, por mos harroni se edhe lidhja me të tjerët është ushqim për shpirtin.

  1. Shkruani

Hedhja në letër e mendimeve ju  ndihmon të lehtësoni atë që ndieni.

  1. Ndihmoni dikë

Dhuroni ushqim, rroba, ndihmoni një të moshuar, një fqinj. Besojeni ose jo kur ndihmoni dikë tjetër ndiheni më të lumtur vetë. Kjo është vërtetuar shkencërisht.

  1. Njihni njerëz të rinj

Lidhjet me njerëz të tjerë hapin dyert e një bote plot mundësi për ju.

  1. Planifikoni pushime

Ndoshta ju nuk keni mundësi të shkoni në plazh apo të bëni një masazh për momentin, por shkenca ka vërtetuar se mendimi për to përmirëson gjendjen tuaj.

 

  1. Shikoni perëndimin e diellit

Natyra është e bukur, shijojeni.

  1. Shikoni lindjen e diellit

Duke parë ditën e re që fillon, vendosni qëllimet dhe prioritetet tuaja për sot.

  1. Lexoni

Çfarëdo që të lexoni, ju do të mësoni diçka të re, ose së paku do të shkëputeni nga rutina.

  1. Gatuani ushqimin e preferuar

Ndoshta do të tingëllojë si një punë më shumë, por bëjeni atë për veten, për kënaqësinë tuaj, jo si detyrim ndaj anëtarëve të tjerë të familjes.

  1. Dëgjoni këngën e preferuar

Muzika ndikon pozitivisht në kiminë e trurit.

  1. Praktikoni mirënjohjen

Përfitimet janë të pafundme. Mirënjohja rrit mirëqenien dhe kënaqësinë e jetës. Këtë e ka thënë shkenca.

  1. Largoni rrobat e vjetra ose ato që nuk ju bëjnë

Besojeni ose jo, garderoba mund t’ju shkaktojë stres nëse ka gjëra të panevojshme që nuk i vishni prej kohësh.

  1. Thjesht merrni frymë

Kjo i nevojitet trurit tuaj për të funksionuar siç duhet. Një frymëmarrje ka shumë përfitime tek ju.

  1. Ngjyrosni diçka

Përveçse do të bëni diçka kreative, do të lidheni më shumë me fëmijën tuaj.

  1. Pini ujë

60% – 70% e peshës suaj trupore përbëhet nga lëngje, prandaj nuk është e vështirë të kuptohet përse është mirë ta frrunziojmë trupin me ujë herë pas here.

  1. Merrni një dado

Kjo do t’ju krijojë më shumë kohë të lirë për tu marrë me veten.

  1. Rishikoni priortietet

Ju mund të ndiheni nën presion të vendosur nga vetë ju për të përmbushur të gjitha detyrat që keni caktuar po ju. Rishikojini gjërat me kujdes dhe kushtojini më shumë rëndësi atyre që janë më të rëndësishme.

  1. Kërkoni ndihmë

Zakonisht nënat duan t’i bëjnë të gjitha vetë, por nuk ka asgjë të gabuar të kërkoni ndihmë, kjo nuk ju bën më pak të vlefshme.

  1. Mbillni lule

Kujdesi për kopshtarinë redukton stresin dhe ju ndihmon të flini mirë.

  1. Flini herët

Nënat kurrë nuk ngopen me gjumë. Kjo ka ndikim të madh në shëndetin tuaj fizik dhe emocional. Përpiquni të kompensoni orët e humbura të gjumit duke u shtrirë më shpejt në mbrëmje.

  1. Krijoni një hapësirë të qetë dhe shkoni atje

Bota është bërë shumë aktive dhe jeta jonë është ë ndërlidhur gjithmonë me njerëz, sende, objekte të tjera. Të gjesh kohë për veten duket se ka mbetur një art i humbur. Përpiquni ta bëni.

  1. Qëndroni gjatë në dush

Koha dedikuar vetes është shumë e rëndësishme. Vini fëmijët në gjumë dhe bëni një dush më të gjatë se zakonisht për t’u clodhur, për të menduar, për të reflektuar dhe për të projektuar ditën e nesërme.

  1. Blini rroba për vete (nuk lejohen blerjet për fëmijët)

Kur ka qenë hera e fundit që keni bërë diçka të tillë? Shopping-u gjthmonë fal kënaqësi.

  1. Bëni një trajtim bukurie

Nënat vendosin këdo përpara vetes. Kjo ndonjëherë do të thotë që harroni të bëni dush, të kriheni, të hiqni vetullat etj. Bëni disa trajtime për t’u ndjerë dhe dukur bukur.

  1. Dëgjoni një program energjik në radio

Janë mënyrë e mrië për t’u informuar apo edhe thjesht argëtuar.

  1. Vizitoni muzeun tuaj të preferuar

Muzetë janë mënyrë e mirë për të mësuar gjëra të reja, për t’u frymëzuar dhe për të pasur çfarë t’ju tregoni fëmijëve.

  1. Ndiqni një kurs

Jepini kohë vetës për t’ju dedikuar një hobi apo mësimit të aftësive të reja në një fushë që dëshironi.

  1. Këndoni

Në dush, në makinë, në kuzhinë, kënga ju ndihmon në shkarkimin e stresit.

  1. Pini kafe me një mikeshë të mirë

Duke qenë nënë, ju mund ta izoloni veten shumë lehtë. Prandaj përpiquni të bëni kohë edhe për një kafe apo çaj me një mikeshë që ju bën të ndiheni mirë.

  1. Pranoni dhe largoni stresin

Përballuni me gjërat që ju shkaktojnë stres, që nuk shkojnë siç duhet, pranojini, pasi vetëm kështu do të gjeni mënyrën për t’i rregulluar.

  1. Shijoni kënaqësinë absolute të të qënit prind

Puthini fëmijët, merrini erë, kërceni me ta. Të qënit prind është gjëja më e mrekullueshme që do të keni ndonjëherë në jetë.

Lexo edhe: Pese keshilla si te kujdesesh per veten sonte






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X