Simptomat e gripit tek fëmijët vijnë papritur, por ju mund të veproni shpejt nëse i zbatoni këto hapa

0 0

Ndërsa ka shumë arsye përse ta duam dimrin, si shallet dhe rrobat e ngrohta ndërsa jashtë bie borë, apo një çokollatë e nxehtë pranë zjarrit, kjo stinë gjithashtu ka edhe anët e veta jo edhe aq të mira.Kjo për shkak të griprave që qarkullojnë, apo viruse të tjera të ngjashme.

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) e quan periudhën nga nëntori deri në mars, një nga sezonet më të rënda të gripit.

Sipas kësaj agjencie gripi tek fëmijët ka arritur rekord vitin e kaluar, ndërsa simptomat e tij u ndien thuajse në të gjithë botën. Për këtë arsye kjo agjenci ka dhënë disa udhëzime se si duhet që të trajtoni këtë virus në shtëpitë tuaja.

1.Së pari binduni se simptomat e gripit tek fëmijët tuaj nuk janë vetëm ato që ju mund të dini. Më të zakonshmet janë ethe (jo gjithmonë), kollë, dhimbje të fytit, hundë të bllokuara ose frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje të muskujve ose trupit, dhimbje koke, lodhje dhe ndonjëherë vjellje dhe diarre. Megjithatë, simptomat mund të ndryshojnë brenda në një familje, nga një fëmijë tek tjetri.

Për fat të keq, nuk ka shërim për gripin. Trajtimi që duhet për fëmijët e shëndetshëm me grip është sa më shumë lëngje, pushim, reduktim i etheve, si dhe përdorimi i shurupeve për të mbajtur nën kontroll temperaturën.

2.Shkoni tek mjeku. Me fëmijët, nuk mund të jesh kurrë shumë i sigurt. Disa prej tyre janë në rrezik më të lartë të ndërlikimeve të gripit dhe kështu mund të kenë nevojë të shkojnë patjetër tek një mjek. Kjo përfshin fëmijët nën moshën 5 vjeç, por sidomos nën moshën 2.

Për fëmijët ka disa flamuj të kuq që sinjalizojnë se duhet t’i çoni tek mjeku ose spitali menjëherë: vështirësi frymëmarrjeje, ngjyra e lëkurës që zbehet, dehidratim, lodhje ekstreme, nervozizëm, ethe me skuqje ose zgjatje të këtyre simptomave.

Për foshnjat në veçanti duhet t’i çoni tek mjeku nëse nuk ushqehen mirë, kanë probleme në frymëmarrje, nuk nxjerrin dot lot kur qajnë, ose kanë më pak pelena të lagura se në gjendjen e tyre normale.

3.Gjëja më e mirë që duhet bërë sa më shpesh: Mbrojtja më e mirë është një parandalim i mirë, kështu që mjekët inkurajojnë të lani duart sa më shpesh pasi është shumë e rëndësishme.

4.Marrja e një vaksine gripi. Ky është gjithashtu një hap kritik por që rekomandohet nga organizatat botërore për fëmijët.

CDC (Qendra botërore për kontrollin e sëmundjeve dhe parandalimin e tyre) fatkeqësisht raporton se nga 179 fëmijët që vdiqën nga vdekjet e lidhura me gripin vitin e kaluar, rreth 80% nuk kishin marrë një vaksinim kundër. Vaksinimi nuk është një garanci se fëmijët tuaj nuk do të sëmuren, por të paktën ndihmojnë për parandalimin e tyre.

Lexoni edhe:Si mund të mbrohet nëna për të mos marrë gripin nga fëmija?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X