I ftohti dhe sezoni i gripit janë të pranishëm dhe shumica e prindërve luftojnë më dhimbjet e djegiet e fytit dhe të tjera simptoma. Por si t’ja bëni nëse fëmija juaj është prekur? Si të mbroni veten që të mos prekeni edhe ju?
- Përforcimi i imunitetit duke ngrënë mëngjes
Lufta ndaj të ftohtit të zakonshëm mund të fillojë në tryezën e mëngjesit. Një dietë e ekuilibruar në mënyrë ushqyese është më e mira për parandalimin e ftohjes pasi çdo lëndë ushqyese luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien e përgjithshme.
- Nëse ndjeni se po vjen i ftohti, kthehuni te vitamina C + zink
Disa studime sugjerojnë se doza të larta të vitaminës C ose zinkut mund të kufizojnë kohëzgjatjen e një infeksioni të sipërm respirator ose të ftohtë. Nuk është 100% e efektshme, por rreziku i toksicitetit është minimal.
- Nëse keni shpirt aventurier, provoni disa alga deti
Nëse ushqimet e pasura me vitaminë C, si specat dhe brokoli janë tepër të butë për shijen tuaj, algat e detit janë një burim i shkëlqyer i vitaminave C dhe vitamina të tjera që nxisin imunitetin.
- Hidratohuni
Disa gota ujë funskionojnë, të paktën kur është fjala për të ndihmuar trupin t’i përgjigjet stresit të sëmundjes.
- Flini sa të mundeni
Studimet tregojnë se të qënit mirë e çlodhur ju ndihmon për një rikuperim më të shpejtë.
Lexo edhe: Si te parandaloj perhapjen e gripit ne familje?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu