Si te stimulojme zhvillimin e te folurit dhe njohjes se hapesires tek femija?

0 0

Ne moshen 2-vjecare femija zbulon cdo dite koncepte te reja duke bere te mundur pasurimin me ritme te shpejta te se folurit. Fjalet e tilla si: “lart”, “siper”, “poshte”, jane nje hap i madh ne zhvillimin e te folurit te femijes, pasi tregojne se femija po fillon te kuptoje lidhjen midis objekteve dhe hapesires. Gjithmone ne kete faze, femija fillon te artikuloje frazat e para, te cilat perbehen nga 2-3 fjale.
Si te perforcojme njohurite e femijes per hapesiren qe e rrethon
Rreth moshes 2-vjecare, tek femija fillon te marr kuptim hapesira qe e rrethon. Ai fillon te kuptoje vendodhjen e personave ose objekteve qe e rrethojne, ne krahasim me te.
Progresi i femijes ne kuptimin e fjaleve qe i thuhen eshte i madh, po ashtu edhe ne ndjekjen e drejtimit qe i jepet kur i tregohet dicka si “me sill topin qe ndodhet tek cepi i dhomes”, “shiko cfare ka siper krevatit”.
– I shpjegoni femijes ku ndodhen njerezit qe njeh ndersa nuk jane me te si ne rastin “babi tani eshte ne zyre”, “nena jeton larg”.
– I jepni femijes komanda te thjeshta te cilat i referohen nje vendi te caktuar, “vendosi lodrat ne karrige” ose “vendose siper”, ‘’ma sill ket’’.
– I beni pyetje te thjeshta te cilat kerkojne gjetjen e nje vendi te caktuar, “ku jetojne zogjte”,“ku fluturon aeroplani”, “ku eshte dera”?
Gjate berjes se pyetjeve mos prisni nga femija pergjigje te sakta, pasi nuk jeni duke bere nje test. E rendesishme eshte qe gjate bisedave te perditshme femijes ti behen shume pyetje.
Si ta ndihmoni te formoje fraza me te perpunuara
Ne moshen 2-vjecare fjalori i femijes perbehet nga rreth 50-75 fjale. Gjithashtu ai tani fillon te lidhe bashke fjalet qe di per te formuar fraza, te cilat perbehen kryesisht nga 2 fjale. Keto fraza permbajne nje emer dhe nje folje, “dua qumesht”.
Nese femija juaj flet me pak se 20 fjale duhet te konsultoheni me mjekun pediater per te verifikuar nese ka ndonje problem me degjimin.
Frazat e para shprehin ne menyre direkte ate per te cilen femija ka nevoje ne ate moment:
“mami ndihme”, “babi topi”. Femija fillon te perserite fjalet qe degjon me shpesh ne shtepi si “mirupafshim”, “miredita”…
Ju duhet te stimuloni formimin e frazave te reja duke:
1- Ju pergjigjjur frazave te shkurtra se femijes me fraza te cilat e pershkruajne ate: “do qe te te ndihmoje mami te veshesh corapet e kuqe?”, “po, babi po luan me top me Benin”.
2- Mos korrigjuar gabimet gramatikore, por thjesht duke perseritur frazen ne menyren korrekte, pa vene ne dukje gabimin e tij.
3- Mos insistuar qe ai te perserise nje frazen tuaj si “mund te thuash, mami me ndihmo te vesh corapet”, keshtu do te frustoni femijen tuaj.
4- I lexuar femijes tuaj shume libra ne menyre aktive, pra duke i bere atij pyetje rreth figurave qe shikon ne liber ose rreth historise qe jeni duke i treguar.

Lexoni edhe: Cfare thote logopedi per zhvillimin e te folurit te femija?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X