Ja kur duhe te shqetesoheni ne lidhje me te folurit e femijes tuaj

0 0

Për shumicën e fëmijëve, të folurit në gjuhën amëtare është një mjeshtëri që përftohet në mënyrë natyrale. Fëmija e ka këtë mundësi që nga lindja. Për të patur një zhvillim normal së të folurit dhe të gjuhës duhet që foshnja të jetë e aftë të dëgjojë, të shikojë, të kuptojë dhe të kujtojë, të ketë aftësi motorrike për të lëvizur gojën dhe të ketë mundësi sociale për të ndërvepruar me të tjerët.
Gurët themeltarë së të folurit janë universalë, pavarësisht gjuhës së përdorur, megjithatë nuk ka një kohë ekzakte të arritjes së tyre. Ka një variacion mjaft të madh ndërmjet fëmijëve, për fillimin e belbëzimit, kuptimin e fjalëve, thënien e tyre, kombinimin gjatë 2-3 viteve të para të jetës.
Çrregullimet e komunikimit të të folurit prekin rreth 20% të fëmijëve 2 vjeç, e djemtë janë 2 herë më shumë të prekur. Binjakët, fëmijët “dembelë”, ekspozimi ndaj disa gjuhëve, infeksionet e veshit të mesëm nuk janë shpjegime për vonesa domethënëse në gjuhë. Binjakët flasin në të njëjtën periudhë si fëmijët e lindur vetëm dhe rradha e lindjes së binjakëve nuk ndikon në mësimin e tyre. Fëmijët “dembelë” janë ata fëmijë që lenë të tjerët të flasin për ta.
Fëmijët që ekspozohen më shumë se ndaj 1 gjuhe, tregojnë vonesë në fillimin e të folurit dhe i përziejnë elementet e gjuhëve të ndryshme. Megjithatë nga mosha 24-30 muajshe, ata mësojnë t’i ndajnë ato dhe në moshën 3 vjeçare janë si moshatarët e tyre.
Trajtimi
Terapia e gjuhës dhe të folurit është trajtimi kryesor. Ajo mund të zhvillohet në grup ose vetëm. Prindërit duhet të konsultohen me terapistin për aktivitetin që duhet kryer në shtëpi për të rritur zhvillimin e gjuhës. Përdorimi herët i gjuhës me shenja ose piktura i ndihmon fëmijët për të stabilizuar më mirë funksionet e komunikimit dhe për të kuptuar natyrën simbolike të fjalëve, për të lehtësuar procesin e gjuhës. Këto metoda ulin irritimin e prindërve dhe të fëmijëve, të cilët nuk mund të komunikojnë për nevojat bazë. Aktiviteti gjuhësor i prindërve duhet fokusuar në perfeksionimin e gjuhës për gjërat që janë në fjalorin e fëmijës. Leximi, në periudhat e çlodhjes duhet të fokusohet në zgjerimin e aftësive shprehëse të fëmijës. Shmangia e vëmendjes së fëmijës nga leximi, është shenjë që prindi po i lexon material tepër të ndërlikuar.
Prognoza
Shumica e fëmijëve e përmirësojnë aftësinë komunikuese me kalimin e kohës. Një pjesë e tyre i zgjasin deri 20 vjet pas diagnostikimit.
Shenjat paralajmëruese të problemeve me gjuhën janë:
• Nuk belbëzon, tregon me gisht ose bën gjeste në moshën 10-12 muajsh;
• Nuk kupton komandat e thjeshta në moshën 18 muajsh;
• Nuk thotë asnjë fjalë 18-21 muajsh;
• Nuk kombinon asnjë fjalë 24 muajsh (dua mami, etj);
• Prindërit nuk i kuptojnë asnjë fjalë në moshën 3 vjeçare;
• Kuptohet me vështirësi në moshën 4 vjeçare;
• Fëmija shmang situatat me bisedë;
Gurët thelmeltarë të gjuhës normale
0-3 muajsh
Të dëgjuarit dhe te kuptuarit

Lëshon tinguj, buzëqesh, gugat, njeh zërin e nënës, shton ose pakëson thithjen në varësi të tingujve që dëgjon, për nevoja të ndryshme qan në mënyra të ndryshme, buzëqesh kur shikon njerëz.
Të folurit
Lëshon tinguj kënaqësie.
4-6 muajsh
Të dëgjuarit dhe te kuptuarit

Lëviz sytë në drejtim të tingujve, i përgjigjet ndryshimit të tonit të zërit, dëgjon kur i flitet, vëren lodrat që bëjnë muzikë, i kushton vëmendje muzikës, vokalizon kënaqësitë dhe pakënaqësitë,gGugat kur e lenë vetëm dhe kur luan me dikë.
Të folurit
Belbëzon me tinguj të ndryshëm p,b, m etj.
7-12 muajsh
Ju gëzohet lojërave, reagon dhe shikon në drejtim të tingujve, dëgjon kur i flitet, njeh fjalët e thjeshta si gotë, këpucë, lëng. Fillon t’ju përgjigjet komandave (eja këtu, do më shumë etj). Për të tërhequr vëmendjen përdor tingujt. Thotë 1-2 fjalë megjithëse mund të mos jenë të qarta (mama, baba).
Të folurit
Belbëzon tinguj të gjatë dhe të shkurtër (dada, mama).
1-2 vjec
Kur pyetet tregon disa pjesë të trupit. Kupton dhe ndjek pyetjet dhe komandat e thjeshta (hidhe topin, puthe bebin). Kur i thuhet emri tregon një pikturë në libër. Përdor pyetje me 1-2 fjalë. Thotë 2 fjalë bashkë (jo më, mami bukë). Në fillim të fjalëve përdor shumë bashkëtingëllore.
Të folurit
Thotë disa fjalë.
2-3 vjec
Kupton fjalë të ndryshme, ndjek urdhëra me 2 veprime (merre topin dhee sille këtu). Përdor fjali me 2-3 fjalë dhe përgjithësisht fjalia kuptohet më shumë nga familjarët.
Të folurit
Ka një fjalë për pothuajse çdo gjë.
3-4 vjec
Të dëgjon kur i thërret nga një dhomë në tjetrën, shikon televizor me të njëjtin volum si pjesëtarët e tjerë, kupton pyetjet kush, çfarë, pse, kuptohet nga personat jashtë shtëpisë, përdor fjali me më shumë se katër fjalë si edhe flet pa përsëritur tingujt.
Të folurit
Flet rreth aktiviteteve.
4-5 vjec
Tregon vëmendje ndaj historive të shkurtra, dhee i përgjigjet pyetjeve të thjeshta. Dëgjon dhe kupton shumicën e gjërave që i thuhet. Tregon histori që kanë një ide. Komunikon lehtësisht me të tjerët. Përdor të njëjtën gramatikë si pjesa tjetër e familjes.
Të folurit
Zëri është i qartë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X