Cfare thote logopedi per zhvillimin e te folurit te femijeve?

0 0

Pavarësisht metodave të ndryshme të interpretimit, zhvillimi i të folurit të fëmijës ka rrugëtimin e vet tipik, i cili është lehtësisht i dallueshem tek çdo fëmijë.
Zhvillimi i të folurit të fëmijëve fillon qysh nga e qara e parë dhe vazhdon deri në krijimin e një kompleksi frazash, të cilat do të “specializohen” me rritjen e fëmijës.
Themi se një fëmijë ka probleme me të folurin, nëse ai ka një vonesë të konsiderueshme në shprehjen ose të kuptuarin e fjalëve ( e cila mund të vijë nga çfarëdo arsye ), duke marrë parasysh moshën e tij.
Megjithatë është disi e vështirë të kuptosh nëse fëmija gjatë viteve të para të jetës ka patologji në zhvillimin e të folurit, kjo pasi momenti kur fëmija fillon të flasë si dhe shpejtësia me të cilën ai e zhvillon të folurin në vazhdim, janë të ndryshme për fëmijë të ndryshëm.
Por, pavarësisht kësaj specialistët janë në gjendje të dallojnë patologjitë në zhvillimin e të folurit të fëmijës, duke studiuar aftësitë e tij shprehëse lidhur me moshën që ka. Sipas tyre fëmija mund të jetë në gjendje të flasë pa komunikuar, dhe të komunikojë pa qënë në gjendje të flasë.
Shqetësimet që shfaqen tek fëmija dhe kanë të bëjnë me zhvillimin gjuhësor-komunikativ, mund të kenë arsye dytësore si vonesë mendore, shqetësim motorrik orofacial, një shqetësim të zhvillimit psikomotorr ( autizmi, mungesë dëgjimi ).
“ Në vitin 2010, ne moshën 18-mujore, 1 në 4 fëmijë nuk ka qënë në gjendje të thotë 20 fjalë të ndryshme ( numri i fjalëve që një fëmijë i asaj moshe duhet të thotë ). Nëse fëmija nuk e ben këtë mendohet se ka vonesë në të folur ( kjo përjashton disa raste të fëmijëve djem, të cilët mendohet se janë disi më “dembelë” në lidhje me të folurin )”, shprehet mjeku logoped.
Sipas tij, zhvillimi i të folurit tek fëmijët përveç veçorive të lindura,ndikohet edhe nga faktorët e jashtëm si faktorët ambientale si dhe stimulimi që i jepet fëmijës në lidhje me këtë kontekst.
Logopedi e lidh vonesën e zhvillimit të së folurit të fëmijës me lënien që në moshë të vogel para televizorit, stresin e përditshëm që fëmija mund të ketë, mungesen e leximit të librave nga ana e familjarëve si dhe mosbërja e fëmijëve të tjerë, e cila është gjithnjë e më në rritje. Kjo sjell që fëmija në shtëpi të mos marrë argetimin dhe komunikimin e duhur më fëmijë të tjerë.
Mendohet se mënyra me të cilën një fëmijë ka zhvilluar të folurin në fillim mund të ketë një efekt të thellë në zhvillimin e mëvonshëm të tij, si në nivelin njohës ashtu edhe në zhvillimin e ndjenjave të besimit për aftësitë e tij për të komunikuar me të tjerët.
Çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë duhet të shmangim në mënyrë që të nxisim fëmijën të zhvillojë aftësi të mira gjuhësore?
Çdo prind duhet ta leri fëmijën e tij të shprehet pa e ndërprerë edhe nëse është duke gabuar në disa fjalë, duke e dëgjuar me vëmëndje, favorizuar gjestet e tij, të përsërisi në mënyrën e duhur fjalët e thëna gabim pa pritur që këtë ta bëjë edhe fëmija. Fëmijës, prindi duhet t’i flasë vazhdimisht dhe gjatë, sidomos pas moshës 3-vjeçare, t’i lexojë tregime duke e bërë këtë në formë dialogu, t’i bëjë pyetje, duke e nxitur në këtë mënyrë fëmijën të zhvillojë të folurin.
Nuk duhet në asnjë mënyrë që fëmija të tallet për mënyrën si flet, apo akoma më keq të bëni sikur nuk e dëgjoni një fjalë që nuk është shprehur në mënyrën e duhur, pasi kështu do të pengohet marrja e disa aftësive themelore të komunikimit.

Lexo edhe: Shenjat e hershme te autizmit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X