Shenjat e hershme te autizmit

0 0

Kohët e fundit, në spitalin e fëmijëve në Boston, mjekët kanë zhvilluar disa teste të cilat kanë konsistuar në analizimin e aktivitetit të trurit tek bebet me moshë 9-mujore, fëmijë të cilët konsideroheshin prej tyre si “faktorë rreziku” duke qënë se në familjen e tyre ka qënë një tjetër fëmijë autik (vëlla/motër). Ky studim ka pasur si qëllim zbulimin e shenjave të hershme të autizmit, gjë e cila ka një rëndësi të madhe për të trajtuar simptomat. Ky studim ende nuk ka nxjerrë një pasqyrë të përfundimtare të rezultateve, e megjithatë mjekët shprehen se prindërit duhet të tregojnë kujdes ndaj disa tipareve të fëmijës duke filluar që në moshë të hershme.

Shenjat e hershme të autizmit

  • Fëmija nga mosha 2-3 mujore nuk bën kontakt të drejtpërdrejtë dhe të shpeshtë me sy.
  • Nga muaji i 3-të fëmija nuk ju qesh.
  • Nga muaji i 8-të nuk e ndjek shikimin tuaj kur nuk jeni duke parë atë.
  • Nga muaji i 9-të nuk belbëzon.
  • Nga viti i parë i jetës nuk kthehet drejt jush në momentin që e thërrisni në emër. Nuk përshëndet me dorë “mirupafshim”.
  • Nga muaji i 14-të nuk tregon interes ndaj gjërave.
  • Nga muaji i 18-të ai nuk luan.

Sigurisht që çdo fëmijë është i ndryshëm, dhe për pasojë do të ketë zhvillim të ndryshëm, megjithatë nëse fëmija shfaq disa nga këto simptoma duhet të flisni me mjekun e tij.

Lexoni edhe: Simptomat e autizmit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X