Shenjat e autizmit

0 1

Jeni prind, nuk jeni mjek, nuk jeni shkencetar… por kur behet fjale per femijen tuaj, eksperti jeni ju! E njihni mire femijen tuaj dhe e dini si ai sillet. E dini si reagon kur i blini nje loder te re, si sillet me femijet qe nuk i njeh, si reagon kur e coni ne nje feste apo qender tregtare. Ju e dini cfare e ben te qaje dhe cfare e ben te qeshe femijen tuaj. Ju keni pare si femija luan ne park dhe si e bejne kete femijet e tjere. Jo rralle ju mund te keni krahasuar sjelljen e femijes suaj me ate te femijeve te tjere.

Normalisht jo cdo ndryshim sjelljeje qe vereni tek femija juaj, krahasuar me ate te femijeve te tjere eshte shenje crregullimi apo jane shenjat konkrete te autizmit. Ju duhet te keni parasysh disa sinjale te cilat mund te jene paralajmerueset e para qe do t’ju tregojne se femija juaj vuan nga autizmi.

Shenjat e autizmit, disa prej tyre:

  • Nuk pergjigjet kur i therrisni ne emer
  •  Nuk eshte ne gjendje te kerkoje ate cfare do
  • Te folurit vjen me vonese
  •  Nuk reagon ndaj ngacmimeve tuaja
  •  Ndonjehere duket shurdh
  •  Ndonjehere duket sikur degjon, ndonjehere sikur nuk degjon
  •  Nuk tregon dhe nuk pershendet me dore
  •  Nese me pare thoshte ndonje fjale, tani jo me
  •  Nuk qesh kur e provokojne per tab ere
  •  I pelqen te luaje vetem
  •  I merr vete sendet qe do
  •  Eshte shume i pavarur
  •  Ka shikim te perhumbur
  •  Duket sikur eshte futur ne nje bote krejt te tijen
  •  Nuk tregon interes ndaj femijeve te tjere
  •  Shfaq shenja te theksuara agresiviteti
  •  Eshte hiper aktiv, nuk bashkepunon, eshte provokues
  •  Nuk di cfare te beje me lodrat
  • Bllokohet kur eshte duke bere dicka
  • Ecen me majat e kembeve
  •  Lidhet shume me nje loder ose objekt te caktuar
  •  Eshte shume i ndjeshem ndaj tingujve te caktuar
  •  Shpesh ben levizje te cuditshme

Disa shenja qe mund te diagnostikojne ne menyre te menjehershme autizmin tek femija:

  • Nuk ka asnje belbezim deri kur ben 12 muaj
  • Nuk ben asnje xhest deri kur ben 12 muaj (te tregoje dicka me gisht, te levize duart, te pershendese etj)
  • Nuk thote asnje fjale deri kur ben 16 muaj
  • Nuk thote asnje fjali te perbere nga dy fjale deri kur ben 2 vjec
  • Humb ne menyre te papritur cdo aftesi te meparshme ne te folur ne cdo moshe

Alarmi ne aspektin e komunikimit, i cili tregon se femija eshte autik:
“Nese femija juaj shfaq ndonje apo disa nga shenjat e meposhtme duhet menjehere ti drejtoheni mjekut pediater” !

  • Nuk shfaq asnje shenje buzeqeshjeje apo shprehi alegrie pas muajit te 6-te
  • Nuk shfaq asnje buzeqeshje me ze te larte pas muajit te 9-te
  • Nuk shpreh asnje tingull pas muajit te 12
  • Nuk tregon me dore, nuk kthehet kur e therrasin dhe nuk zgjaten te marrin dicka pas muajit te 12
  • Nuk thote asnje fjale pas muajit te 16
  • Nuk thote dy fjale bashke pas moshes 2-vjecare
  • Humb papritur cdo aftesi ne te folur ne cdo kohe

Si te kuptojme nese femija mund te jete autik?

  • Zhvillimi i te folurit eshte me vonese pas muajit te 18-te te jetes
  • Nuk flet me fjalet te cilat me pare i fliste pa problem
  • Nuk eshte ne gjendje te zbatoje komandat e thjeshta si: “Me sill kepucet e tua”.
  • Nuk shikon drejt jush ndersa i flisni
  • Nuk pergjigjet kur i therrisni ne emer
  • Duket sikur nuk degjon
  • Shikimi i tij eshte bosh per disa minuta
  • Shpesh duket sikur futet ne nje bote te tijen

Femija 18 muajsh duhet te:

  • Tregoje me gisht drejt dickaje
  • Reagoje me motrat ose vellezerit e tij
  • T’ju shikoje ne sy kur i flisni
  • Ndjeke shikimin tuaj drejt objektit qe sapo ju ka treguar
  • Beje lojera te thjeshta si psh: ti jape te haje nje kukulle

Autizmi eshte nje defekt ne zhvillimin e te folurit dhe ate social. Nuk eshte semundje mendore dhe nuk shkaktohet nga traumat e kaluara. Sintomat mund te permiresohen me anen e terapive te vazhdueshme.

Lexoni edhe: Autizmi dhe perfitimet e terapive me kafshe






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X