Si te qetesojme thithat e irrituar gjate gjidhenies?

0 0

Dhimbjet e thithave të irrituar janë diçka e pakëndëshme për të gjitha nënat që ushqejnë fëmijën me gji, por që fatkeqësisht ndonjëherë është e vështirë të parandalohet. E megjithatë edhe për këtë shqetësim ka disa zgjidhje që do ta bëjnë gruan të ndiejë më pak dhimbje.

  • Merrni pozicionin e duhur. Nëse fëmija do të fusë në gojë gjirin në mënyrën e duhur procesi nuk do të jetë edhe aq i dhimbshëm. Mbani mend se fëmija juaj pi gji dhe nuk pi thithat, pra në gojë nuk duhet të jetë thithi por edhe një pjesë e mirë e areolës. Nëse fëmija e hap gojën në mënyrën e duhur dhe e fut gjirin ashtu siç duhet, do të ushtrojë presion me qiellzën e gojës drejt “shpinës” së gjirit duke bërë që thithi të jetë në pjesën e pasme të gojës dhe për pasojë larg “rrezikut”.
  • Qetësoni thithat tuaj. Vendosni një copë të butë dhe të zhytyr më parë në ujë të ngrohtë. Kjo do të qetësojë thithat dhe lëkurën e thatë para gjidhënies.
  • Aplikoni një krem. Përdorni një krem më përbërje lanolini të cilin më parë duhet ta keni vendosur në frigorifer.
  • Kujdesi natyral. Vaji i ullirit mund të ishte ideali.
  • Evitoni detergjentët. Mos përdorni sapun apo detergjentë të tjerë për larjen e gjinjve.
  • Qëndroni zhveshur. Kontakti me ajrin do ta bëjë qetësimin e thithave më efikas.
  • Aplikoni qumështin e gjirit. Një tjetër veti e mrekullueshme e gjumështit të gjirit!

Lexoni dhe: Fryrja e gjirit, ja cfare duhet te beni per ta lehtesuar






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X