Disa menyra natyrale per te qetesuar thithat e irrituar gjate gjidhenies

0 1

Thithat janë një prej pjesëve më të ndjeshe të trupit dhe nëse ato do të irritohen do të krijojnë shumë shqetësime tek gruaja. Disa nga simptomat që shoqërojnë thithat e irrituar gjatë gjidhënies janë: dhimbjet, tendosje, kruajtje dhe enjtje.
1. Qumështi i gjirit
Qumështi i gjirit ka veti anti-bakteriale dhe për këtë arsye duhet t’i lyeni thithat para gjidhënies dhe pas saj duke i lënë të thahen në mënyrë natyrale.
2. Kompresa të ngrohta
Fusni një copë në ujë të ngrohtë dhe më pas e vendosni atë sipër thithave. E bëni këtë të paktën 10 minuta para gjidhënies. E përsërisni këtë veprim disa herë gjatë ditës derisa simptomat të zhduken.
3. Masazhet me vaj
Ai mund të jetë vaj ulliri, vaj kokosi, ose vaji i bajames së ëmbël. E ngrohni vajin para përdorimit dhe lyeni thithat disa herë në ditë. Para se të vendosni fëmijën në gji duhet të lani gjinjtë.
4. Ale vera
E aplikoni xhelin e aloe vera në zonën e thithave dhe e lini të thahet plotësisht. E përsërisni këtë veprim 3-4 herë në ditë. E lani gjithmonë gjirin me ujë të ngrohtë para se fëmija të pijë pasi aloe vera shkakton diarre tek fëmija.
5. Gjethet e borzilokut
Këto gjethe kanë veti kuruese për lëkurën por edhe për thithat e irrituar. Pasi keni larë disa gjethe borziloku i shtypni derisa të përfitoni një krem. Lyeni me të thithat dhe më pas e lini të thahet. Edhe në këtë rast duhet të lani mirë gjinjtë para ushqyerjes me gji.
6. Akulli
E masazhoni zonën e irrituar me një copë të mbushur me kuba akulli. E përsërisni këtë veprim derisa të ndiheni më mirë. Mund të përdorni edhe karrota të ftohta.
7. Kalendula
Kjo lule ka veti anti-bakteriale dhe për pasojë do të paradalojë edhe infeksionet. Merrni disa lule dhe bëni me to një pastë. Këtë mund ta përzieni me pak vaj ulliri dhe ta aplikoni tek thithat.
8. Vaji i pemës së çajit (tea tree)
Hidhni 2 pika nga ky vaj në një gotë me ujë të ngrohtë dhe aplikoni me anën e një pambuku këtë lëng tek thithat. Gjithashtu këtë vaj mund ta përdorni edhe duke e përzier me vaj kokosi ose vaj ulliri (1 lugë gjellë me 2 pika vaj çaji).
9. Kamomili
Vendosni 2 qese me kamomil në ujë të ngrohtë për 10 minuta dhe më pas i vendosni këto qese në zonën e thithave.

Lexoni edhe: Si te kuptojme nese femija eshte duke pire gji ne menyren e duhur?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X