Perparesite e qumeshtit te gjirit per femijen

0 0

Mbrojtja kundër infeksioneve: Qumështi i gjirit nuk është vetëm një ushqim për bebet. Qumështi i gjirit përmban leukocite dhe një sërë faktorësh anti-infeksioze, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e një foshnje kundër infeksioneve. Qumështi i gjirit përmban gjithashtu antikorpe kundër infeksioneve që ka kaluar nëna më parë.

Përfitimet psikologjike të ushqyerjes me gji: Ushqyerja me gji ndihmon një nënë dhe një foshnje për të krijuar lidhje të ngushta afektive, që i bën të ndjehen thellësisht të kënaqura nga ana emocionale. Kontakti i ngushtë, menjëherë pas lindjes, ndihmon në zhvillimin e kësaj marredhenie.

Mbrojtja nga diarreja: Foshnjat me ushqim artificial sëmuren nga diarreja më shpesh për dy arsye kryesore; sepse ushqimet artificiale nuk kanë faktorë anti-infektive dhe sepse ushqimet artificiale janë shpesh të ndotura me bakterie të dëmshme.

Qumështi i gjirit nuk është i ndotur: Qumështi i gjirit mbron kundër vdekjes nga diarreja bebet deri në moshën një vjeç dhe te fëmijët të cilët janë me kequshqyerje deri në dy vjeç.

Mbrojtja kundër infeksioneve të rrugëve të frymëmarjes: Qumështi i gjirit mbron gjithashtu foshnjet nga infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarjes, infeksioneve të veshit dhe meningiteve. Nga mosha 6 muajsh, vetëm marrja e qumështit të gjirit nuk është më e mjaftueshme dhe për këtë arsye të gjitha bebet duhet të marrin ushqime të tjera, që njihen si ushqime shtese, përveç qumështit të gjirit. Pak foshnja kanë nevojë për ushqime shtesë në moshën 4 ose 5 muajsh. Por, qumështi i gjirit mbetet përsëri një burim i rëndësishëm energjie dhe nutrientësh me cilësi të lartë, deri në vitin e dytë të jetës e më tej. Ai mund të ofrojë rreth 1/3 e proteinave dhe energjisë që ka nevojë një fëmijë në vitin e dytë

Lexoni dhe: 16 organet e bebes qe kane perfitime nga qumeshti i gjirit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X