16 organet e bebes qe kane perfitime nga qumeshti i gjirit

0 0

Çfarë përfitimesh ka fëmija nga qumështi i gjirit? Kush janë organet që kanë më shumë përfitime nga qumështi i gjirit?

Konkretisht?

  • Lëkura, rreziku për alergji apo ekzema është më i vogël.
  • Artikulacionet dhe muskujt. Fëmija me rritjen do të ketë më pak rrezik për të pasur probleme me artritin dhe reumatizmën.
  • Zorrët. Konstipacioni do të jetë një fenomen tepër i rrallë.
  • Trakti urinar. Infeksionet urinare do të shfaqen shumë rrallë.
  • Aparati tretës. Fëmija do të ketë më pak diarre, infeksione gastro-intestinale apo alergji ushqimore nëse ushqehet vetëm me gji 6 muajt e parë të jetës. Edhe koliti apo ulçera me rritjen ddo të jenë një rrezik minimal.
  • Tek këta fëmija rreziku për një problem akut do të jetë i vogël.
  • Qumështi i gjirit ka më pak kripëra dhe proteina prandaj nuk do të rëndohet puna e veshkave.
  • Sistemi respirator. Këta fëmijë do të kenë më pak mundësi për infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, duke përfshirë edhe gripin.
  • Zemra dhe qarkullimi i gjakut. Bebet që ushqehen me qumësht gjiri do të kenë një nivel më të ulët kolesteroli si edhe zemra do të punojë më mirë.
  • Problemet me dhëmbët do të jenë diçka e rrallë (problemet ortodontike) nëse fëmija ushqehet më shumë se 1 vit me gji. Favorizohet zhvillimi i muskujve të fytyrës dhe fëmija mëson më shumë shijet e ushqimeve.
  • Yndyrnat e qumështit të gjirit ndikojnë në rritjen e qelizave nervore.
  • Sistemi endokrin. Ulet rreziku i diabetit.
  • Sytë. Fëmijët që pijnë qumësht gjiri kanë një zhvillim më të mirë visual.
  • Veshët. Rreziku për infeksion veshi është më i ulët.
  • Fëmijët që ushqehen me gji janë më pak të rrezikuar për të pasur probleme me bajamet.
  • Sistemi imunitar. Ai reagon më mirë ndaj vaksinave dhe funksionit të tyre, ka një sistem imunitar më të mirë si edhe rrezik më të vogël për t’u prekur nga tumoret.

Lexoni edhe: Si ndryshon qumeshti i gjirit me rritjen e femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X