X

Kryesore

Si të përgatisim pispili me lekë për ditën e verës

Byreku me miell misri me lekë është një nga recetat tradicionale të Ditës së Verës.

Përbërësit:

  • 3-4 qepë të njoma;
  • 1 tufë spinaq, rukola, hithra (jeshillëqe)
  • 500 gr presh;
  • 3 gota miell misri;
  • 2 gota qumësht;
  • 1 tufë erëza (kopër, majdanoz);
  • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri;
  • 1 lugë gjelle gjalpë;
  • Kripë, piper.

Përgatitja:

  • Marrim 2/3 e miellit, e përziejmë me pak qumësht, pak ujë e kripë. Këtë shtresë e shtrojmë në një tepsi të gjerë.
  • Ndërkohë në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe pak gjalpë dhe skuqim qepët, preshin e jeshillëqet e tjera të prera. Pasi të jenë skuqur, dueht t’i ziejmë me pak qumësht ose ujë.
  • Në fund mund të shtojmë një lugë miell për ta trashur masën.
  • Brenda saj vendosim edhe një monedhë.
  • Më pas e përhapim gjithë përbërjen mbi petën që kemi shtruar në tepsi dhe sipër saj hedhim miellin e mbetur, duke e mbuluar të gjithë sipërfaqen.
  • E vendosim për ta pjekur dhe në përfundim e ndajmë në copa.
  • Personi që gjen lekun në copën e tij, do të konsiderohet personi me fat në familje.
  • Ballokumet dhe misrat e zier janë gjithashtu pjesë e menusë së kësaj feste.

Lexo edhe: Si te gatuajme ballokume Elbasani per Diten e Veres

Comments

comments

Me shume ne: Nje guide e pergjithshme, slider
gjidhenia, gjidhenia ne publik, diskriminimi i nenave
Një nënë mund të ushqejë me gji ku të dojë fëmija i saj

  Në një botë të përsosur, një nënë gjidhënëse me fëmijën e saj në publik, nëse do t'i duhej ta...

Close