Si te parandalojme defektet e lindura tek femija?

0 0

Edhe pse për 60% të problemeve të lindura nuk njihen shkaqet, ka disa mënyra të cilat mund t’ju ndihmojnë të parandaloni këtë problem dhe të favorizoni një shëndet të mirë të fëmijës që mbani në bark.

Hapat e parë

Ndërgjegjësimi dhe edukimi janë hapat e parë që do t’ju bëjnë të parandaloni defektet e lindura tek fëmija. Janë disa gjëra që mund të bëni për të favorizuar një ecuri të mirë dhe të shëndetshme të shtatëzanisë dhe fëmijës tuaj, të cilat për disa nëna mund të jenë një sfidë duke qënë se nënkuptojnë mënjanimin e disa veseve nga jeta e tyre.

Çfarë duhet të bëj për një shëndet të mirë të fëmijës tim?

Shumë nëna mund ta bëjnë një pyetje të tillë. Ja çfarë ju sugjerojmë:

  • Këshilla jonë e parë është të ushqeheni në mënyrë shumë të shëndetshme. Dieta juaj duhet të jetë e balancuar dhe e ushqyeshme, duhet të merrni çdo ditë vitaminat si edhe dozën e rekomanduar prej 400 mg në ditë të acidit folik.
  • Nëse keni një jetë seksuale aktive, është normale që mund të ndodhë një shtatëzani, për këtë arsye duhet të filloni të merrni vitaminat e duhura, në grupin e të cilave përfshihet edhe acidi folik (400 mg) bashkë me grupin tjetër të vitaminës B.
  • Evitoni të gjitha veprimtaritë e rrezikshme të cilat mund të favorizojnë defektet e lindura si për shembull: pirja e alkoolit, duhanit, sasinë e madhe të kafeinës, drogërat etj.
  • Kryeni të paktën një vizitë gjinekologjike në vit. Bëni analizat e nevojshme para se të nisni një shtatëzani.
  • Kryeni analizat e sëmundjeve gjenetike, sidomos nëse në familjen tuaj keni një rast të tillë dhe nëse jeni 35 vjeç e lart.

Lexoni dhe: Ja pse duhet te hani me shume spinaq gjate shtatzanise?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X