Si të gjesh kohën e duhur për ushtrime kur nuk “ke” kohë, gjatë prindërimit

0 1

Aktivitetet fizike këshillohen nga të gjithë specialistët dhe nënat e reja e dinë mirë rëndësinë e tyre, por shpesh nuk gjejnë kohën për t’i bërë ato.

Më poshtë ju tregojmë disa këshilla se si të gjeni kohën e duhur për t’u ushtruar:

Bëhuni një njeri mëngjesor.

Ndonjëherë mënyra e vetme që të bësh stërvitje kur ke një foshnjë të vogël është t’i bësh ushtrimet pa dalë mirë dielli. Që do të thotë se ju duhet të ngriheni në 05:00 për të nisur ushtrimet para se bashkëshorti juaj të niset për në punë. Ndoshta mund të gjeni një palestër që hapet në 4 të mëngjesit ose mund të bëni ushtrime në shtëpi.

Bëni ushtrime të shkurtra por efektive

Nuk mund të gjesh një orë për të ushtruar? Përpiquni të shfrytëzoni pauzat e shkurtra të aktiviteteve gjatë gjithë ditës dhe kjo kohë do të jetë po aq e mirë sa një stërvitje e gjatë. Përfitoni nga gjumi i foshnjës, pushimi juaj i drekës dhe bëni ushtrime. Mund të bëni edhe ushtrime duke mbajtur bebin. Video të tilla gjeni shumë në youtube.

Përdorni pajisjet tuaja.

Bebi ka shumë pajisje dhe një ndër to është karroca. Vendoseni bebin në karrocë dhe filloni vraponi bashkë me të apo ecni nëpër qytet. Për këtë nuk duhet të

shpenzoni as para. Megjithatë nëse doni mund të frekuentoni plot qendra ku ka Zumba, Yoga etj, të cilat ofrojnë edhe një ambient ku kujdesen për fëmijët.

Nëse nuk mund të praktikoni ushtrime me të tjerë, bëjini vetë.

Është kënaqësi t’i përkasësh një palestre të bukur dhe të famshme, por sigurisht që nuk është e nevojshme. Ne jemi me fat sepse jetojmë në një botë që të ofron shumë mundësi dhe video në internet ku ju mund të merrni mësime për të praktikuar vetë ushtrime.

Bëhuni krijues

Nëse fëmija juaj dëshiron të dalë jashtë gjeni dhe ju ushtrime për të bërë në ambiente të hapura. Psh mund ta nxirrni bebin në një park dhe ndërkohë të merrni një litar e të bëni kërcime në lëndinë.

Lexo edhe: 6 ushtrime qe do te transformojne trupin tuaj ne 30 dite






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X