loading

6 ushtrime që do të transformojnë trupin tuaj në 30 ditë

0 0

Trupi ynë është e vetmja gjë që zotërojmë realisht dhe që na takon neve deri në frymën tonë të fundit, prandaj është e domosdoshme që të kujdesemi mirë për ta forcuar dhe tonifikuar atë. Më poshtë do të gjeni 6 ushtrime që mund të bëni për 30 ditë dhe të shikoni trupin teksa transformohet para syve tuaj.

  1. Ngritja e ijeve.

Vetëm shtrihuni në dysheme me gjunjë të ulur dhe krahët e shtrirë. Më pas ngrini pjesën e ijeve tuaja në mënyrë që trupi juaj të formojë një trekëndësh të drejtë që nga shpatullat tek gjunjët dhe deri te këmbët tuaja. Ndaloni në këtë pozicion për 10 sekonda dhe pastaj të kthehuni në pozicionin e fillimit. Përsëriteni 2 herë në ditë këtë ushtrim nga 10 seanca për çdo rast. Kjo është një lëvizje e vetme që punon me muskujt abdominalë dhe këmbët.

11695810-29553510-a43cdeacad2193bb982715ae5af56e0557d9e931-1500-1-1554278919-728-c4153b1e37-1555056197

  1. Shtyni një peshë lart.

Për të bërë këtë veprim, qëndroni drejt dhe mbani një peshë të caktuar në secilin krah. Mos zgjidhni pesha që janë shumë të rënda. Tani, ngrini ngadalë krahët derisa krahët të shtrihen plotësisht mbi kokën tuaj. Mbajeni këtë pozicion për 10 sekonda dhe pastaj ulini krahët derisa krahët deri tek brryli të jenë paralel me tokën. Përsëriteni 24 herë. Ky ushtrim punon me shpatullat tuaja, krahët, shpinën dhe gjoksin.

11695860-30425810-7d1b440d9d40e186df44ca93d761ebb5e954db55-1500-1-1554359340-728-cc19ddc611-1555056197

  1. Kërceni me litar.

Këtë me siguri të gjithë dini ta bëni. Mjafton të mbani trupin e relaksuar dhe të shikoni drejt. Bëni të paktën 20 hedhje. Ky ushtrim aktivizon më shumë muskujt në trup se çdo stërvitje tjetër.

11695910-29625610-816621f2bd0fc14398c84c380acc4a70d6fbba9a-1500-1-1554284232-728-0bf3e39649-1555056197

  1. Zgjatje.

Ky ushtrim është më i thjeshtë edhe se një squat pasi është pak a shumë i ngjashëm me ecjen. Përkuluni me këmbë në dysheme si në foto dhe më pas ngrini një prej këmbëve tuaja para në mënyrë që gjuri të jetë paralel me tokën. Ndërkohë mbani peshë në të dy krahët dhe çojeni atë përpara drejt këmbës që keni ngritur. Përsëriteni 20 herë këtë ushtrim edhe me këmbën tjetër.

11695960-29647810-0e840e28d5a6821fb2a2d6d4f78427bfdbd7a1ba-1500-1-1554284891-728-d615ddd076-1555056197

  1. Ngritja e këmbëve.

Shtrihuni në tokë me duart tuaja të shtrira drejt, sipër kokës. Tani ngrini këmbët tuaja pingul me tokën dhe ulini përsëri por pa lejuar që të prekin tokën. Filloni duke bërë 12 të tilla dhe më pas rrisni gradualisht numrin e herëve që bëni këtë ushtrim.

11696010-29534560-2d28abe859a46c26d21d1e369c9414775d0a4411-1500-1-1554277516-728-e8b7e5cb9d-1555056197

  1. Ngritja e shtangave

Qëndroni në këmbë me muskujt e gjoksit të ngritur, supet të shtyrë mbrapa dhe duart tuaja ku keni shtanga përballë njëra-tjetrës. Tani ngadalë ngrini duart tuaja në anët tuaja derisa të bëhen horizontalisht me tokën dhe kthejini në pozicionin fillestar. Mund ta filloni këtë ushtrim me rreth 10 herë dhe pastaj të rrisni numrin gradualisht.

11696060-29672660-4c8bb4966e7e51b94bf78e7165d8aae4fd9a60de-1500-1-1554287158-728-3bf0e92149-1555056197

Lexo edhe: Ushtrime qe stimulojne lindjen

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

7 arsye pse duhet t’I...

Huffington Post shkruan se ka disa arsye pse zgjedhja më e mirë është t’i çoni fëmijët në plazh. Ja cilat janë ato: 1 - Fëmijët mund të eksplorojnë dhe të...

Fushata në tualetet e ambienteve...

Donte Palmer është një baba shembullor, i cili disa herë është bërë viral në rrjet për shkak të kujdesit që tregon për fëmijët e tij. Në një nga postimet e...

Piku i nxehtësisë në verë,...

Mjafton që temperaturat të rriten, siç është normale në këtë periudhë, që fëmijët të jenë në rrezik: foshnjat, në fakt, janë shumë të ndjeshëm ndaj nxehtësisë. Por ka rregulla që...

Pse fëmija juaj qan kur...

Më poshtë, ju tregojmë arsyet e mundshme pse fëmija juaj qan gjatë jashtëqitjes, dhe çfarë mund të bëni për ta rregulluar këtë. Nëse fëmija juaj nuk është në gjendje të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X