Shtate keshilla per te rritur sistemin imunitar te femijes

0 0

Disa fëmijë janë më tepër delikatë se të tjerët dhe për këtë arsye mund të sëmuren më shpesh. Ju sigurisht që këtë gjë nuk mund ta frenoni, por mund të ndihmoni në përforcimin e sistemit imunitar të fëmijës.

Si të përforcojmë sistemin imunitar?

  • Fëmija duhet të flejë mirë. Studimet kanë treguar se mungesa e gjumit ndikon në uljen e qelizave që luftojnë mikrobet. Kujdes edhe me ushqyerjen e fëmijës. Vitamina C është tepër e rëndësishme.
  • Hapni shpesh dritaret. Mos mendoni se ajri brenda shtëpisë është i pastër. Mos e ekspozoni fëmijën në tymet pasive pasi rritet rreziku për infeksione.
  • Ja lani shpesh duart. Të gjitha studimet tregojnë se kjo është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur larg sëmundjet. Larja duhet të bëhet me sapun.
  • E nxirrni shpesh jashtë. Kjo është e rëndësishme sepse ndihmon në marrjen e vitaminës D e cila është e rëndësishme edhe për parandalimin e infeksioneve duke qënë se forcon sistemin imunitar.
  • Merrni vitamina (gjithmonë me rekomandimin e mjekut). Vitamina C dhe D janë shumë të rëndësishme për parandalimin e infeksioneve dhe fëmijët kanë mungesa në shumë raste. Flisni me mjekun në lidhje me marrjen e tyre.
  • Fëmija duhet të marrë prebiotikë dhe imunostimulues. Sigurisht kjo bëhet me rekomandimin e mjekut, dhe ndikon në rritjen e sistemit imunitar. Prebiotikët janë bakteriet e mira që luftojnë të këqijat, ndërsa imunostimuluesit janë substanca me origjinë bakteriale që veprojnë edhe kundër infeksioneve të frymëmarrjes.
  • Kujdes me produktet bimore. Nuk duhet të blini asgjë bimore për t’ja dhënë fëmijës pa përshkrimin e mjekut. Ato mund të mbajnë substanca që mund të jenë toksike nëse nuk merren në dozën e duhur.

Lexo edhe:

Si ta bejme femijen me teper rezistent ndaj virozave?

Ushqimet dhe pijet qe e qetesojne nje femije te semure






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X