Si ta ushqeni beben me gji nëse keni thitha të sheshta, ose të kthyera nga brenda?

0 0

Shëndeti i nënës luan një rol jetësor në përcaktimin e aftësisë së saj për të ushqyer me gji. Në përgjithësi, të gjitha gratë janë të afta të ushqejnë me gji pavarësisht nga forma e gjinjve të tyre. Megjithatë, gratë që kanë thithat e sheshta ose të kthyera nga brenda shpesh shqetësohen rreth problemeve me të cilat përballen gjatë dhënies së gjirit.

Çfarë janë thithat e sheshta apo të kthyera?

Kur ndodh një ngjitje indesh në kokat e gjoksit, ato mund të bëhen të kthehen nga brenda. Thithat e kthyera mund të ndodhin edhe për shkak të kanaleve më të shkurtra të qumështit. Rreth 10-20% e grave kanë thitha të kthyera nga brenda.

Ndërsa një thithë e sheshtë është ajo që është e rrafshët njëlloj me zonën e areolës (pjesa me ngjyrë) dhe është vështirë të dallohet maja.

A mund të ushqej me gji nëse kam thitha të sheshta ose të kthyera?

Po, mundeni! Gjinjtë prodhojnë të njëjtën sasi qumështi pavarësisht nga forma e pjesës së jashtme. Ndërsa foshnjat rrallë kanë probleme për t’u ushqyer nga thithat e nënës, është nëna ajo që e sheh më sfiduese këtë proces.

Cilat janë problemet e ushqyerjes me gji nëse keni thitha të kthyera apo të sheshta?

Foshnjat mund të kenë vështirësi në kapjen e thithave, dhe nuk do të mund të sigurojnë thithjen normale të qumështit. Duke qenë se ka probleme të tilla, fëmija mund të bezdiset në kohën e ushqyerjes së tij, sidomos kur është i përgjumur dhe do të pijë normalisht. Kapja e thithave joplotësisht mund të shkaktojë që foshnja të ushqehet në mënyrë të pamjaftueshme.

Si të kapërcejmë problemet e ushqyerjes me gji për shkak të thithave të kthyera apo të sheshta?

  • Jepini formë thithave para se ta vini fëmijën në gji. Pra para se të nisni të ushqeni bebin, shtrydhni butësisht gjoksin dhe qumështi që vjen në thitha e bën atë më të dukshme për fëmijën që ta kapë më mirë. Gjithashtu mund ta tërhiqni me gisht zonën areolare dhe ta ndihmoni foshnjën..
  • Provoni teknikën “Hoffman”. Kjo është një teknikë e thjeshtë dhe e padëmshme për të shtrirë dhe lehtësuar daljen e thithave. Vendosni gishtërinjtë tuaj në të dyja anët e thithës. Më pas tërhiqni larg njëri–tjetrit gishtat duke hapur lëkurën në mënyrë që koka e gjoksit të dalë jashtë. Përsëriteni veprimin pesë herë.
  • Provoni të përdorni “nipple shells”, ose bishta thithash. Këto lloj bishtash janë disa pllakëza të lugëta që vendosen në gjoks për të zgjatur thithën.
  • Ushqeni përmes mbrojtëseve të areolës. Këto lloj mbrojtëse janë të përbera nga silikoni dhe mbrojnë pjesën me ngjyrë të gjoksit. Ato janë në madhësi të ndryshme dhe kanë vrima të vogla ku lejojnë kalimin e qumështit.
  • Pomponi qumësht para se të ushqeni fëmijën. Nëse bishtat dhe mburojat e thithave nuk funksionojnë atëherë mund të merrni në konsideratë pompimin e qumështit para se të ushqeni. Kjo përmirëson thithën e dalë dhe e bën më të lehtë për një fëmijë që të ushqehet.

Konsultohuni me pediatrin e fëmijës suaj. Nëse asnjë nga këto teknika nuk e ndihmon foshnjën për të pirë më mirë gji atëherë pyeteni për ndonje mënyrë tjetër që mund të zbatoni për të ushqyer bebin tuaj.

Kur duhet të shqetësoheni nëse keni thitha të kthyera ose të sheshta?

  1. Nëse foshnja nuk është në gjendje të ushqehet. Në disa raste ekstreme por të jashtëzakonshme, një foshnje nuk mund të ushqehet nga këto thitha pavarësisht nga përpjekjet tuaja të përsëritura. Korrigjimi kirurgjikal i thithës përmes kirurgjisë plastike mund të jetë një opsion, por nuk rekomandohet nëse jeni tashmë duke ushqyer me gji.
  2. Thithat e kthyera ose të sheshta dalin jashtë papritur. Nëse gjithmonë keni pasur thitha të sheshta ose të kthyera, atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por nëse vini re vetëm një ndryshim në formën e kokës së gjoksit tuaj, atëherë konsultohuni me një mjek.

Lexo edhe: Si te kujdeseni per gjoksin tuaj ndersa jeni duke ushqyer femijen me gji?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X