Si të kujdeseni për gjoksin tuaj ndërsa jeni duke ushqyer fëmijën me gji?

0 0

Gjoksi juaj mund të ndryshojë shumë gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, ose mund edhe të mos ndryshojë farë. Hormonet që lëshohen nga trupi juaj gjatë shtatzënisë nxisin indet e qumështit në gjoksin tuaj për t’u rritur dhe për të filluar prodhimin e qumështit të gjirit. Pastaj, pas lindjes së fëmijës, fillon prodhimi i qumështit dhe gjinjtë tuaj fillojnë të mbushen me qumësht.
Me të gjitha këto ndryshime, çfarë mund të bëni për t’u kujdesur për gjoksin ndërsa jeni duke ushqyer me gji?

Në të vërtetë nuk ekziston ndonjë gjë e veçantë që duhet të bëni për gjinjtë tuaj kur jeni duke ushqyer me gji. Ndërsa gjinjtë mbushen me qumështin e nënës, mund të vëreni butësi të gjirit, ndjesi shpimi gjilpërash dhe rrjedhje të qumështit. Këto janë të gjitha përvoja normale. Pra, gjëja më e rëndësishme është të përpiqemi të jemi sa më rehat që është e mundur. Më poshtë ju tregojmë disa këshilla për t’ju ndihmuar të kujdeseni për gjinjtë tuaj dhe për të parandaluar disa nga problemet e përbashkëta të ushqyerjes me gji.

  • Praktikoni higjienën e mirë.
    Lani duart para se të prekni gjoksin tuaj. Mbani gjoksin dhe thithat të pastra duke i larë ato çdo ditë me ujë të ngrohtë në dush ose vaske. Shmangni përdorimin e sapunit në gjoks pasi ai mund ta bëjë lëkurën e thatë, të plasaritur dhe të irrituar. Gjithashtu mund të hiqni yndyrën natyrale që prodhohet nga gjëndrat areolare në zonën e errët që rrethon thithat tuaja. Kjo yndyrë ndihmon për të mbajtur thithat dhe areolat e pastra.
  • Vishni reçipetat e duhura.
    Zgjidhni një palë reçipeta të përshtatshme për ushqyerjen me gji, që përshtaten mirë me gjoksin tuaj, por jo të jenë shumë të ngushta. Pambuku është një zgjedhje e shkëlqyer për materialin që duhet të kenë rrobat pasi lejon lëkurën tuaj “të marrë frymë”.
  • Sigurohuni që fëmija juaj është përshtatur siç duhet me gjirin.
    Vendoseni fëmijën në gji në çdo 2-3 orë pasi kjo mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të problemeve me dhimbjen e gjirit, siç janë: dhimbjet e thithave, fryrja e gjinjve, kanalet e bllokuara të qumështit etj.
  • Ndryshoni shpesh tamponët e gjirit.
    Nëse jeni duke përdorur tampon gjiri apo peceta pambuku brenda reçipetave për të thithur qumështin që rrjedh nga gjiri, sigurohuni që i keni ndryshuar ato sa herë që janë lagur. Ndryshimi i tyre duke vënë tampon të thatë do t’ju ndihmojë që të mos krijohen plagë në thitha, infeksione apo mastit të qumështit.
  • Hidratojini thithat tuaja me qumështin e gjirit.
    Pasi e keni ushqyer fëmijën me gji, i lyeni me qumësht thithat tuaja dhe pjesën rreth tyre, e më pas i lini të thahen.
  • Hiqni fëmijën tuaj nga gjiri në mënyrë të saktë.
    Kur të jeni gati për ta hequr foshnjën nga gjiri, mos e hiqni direkt atë. Por vendosni dy gishtat anash thithave për të ndaluar qumështin mes gojës së foshnjës dhe gjoksit tuaj.
  • Diskutoni me mjekun tuaj nëse keni plagë në thitha. Në rast se ato ju dhembin flisni me mjekun për përdorimin e lanolinës apo për një hidroxhel që do t’ju ndihmojë në zbutjen e gjinjve tuaj.

Qëndroni larg çdo kremi apo sprucuesi pa e diskutuar më parë me mjekun tuaj, pasi shumë produkte mund të dëmtojnë fëmijën, të bllokojnë kanalet tuaja të qumështit ose mund t’ju irritojnë lëkurën edhe më shumë.

  • Trajtoni bllokimin e gjirit.
    Nëse gjinjtë tuaj janë të ndjeshëm, janë të fortë, ndieni dhimbje dhe janë të fryrë, ju mund të përdorni gjethe të ftohtë lakre ose fasha të ftohta për të zvogëluar inflamacionin dhe për të lehtësuar dhimbjen.
  • Vazhdoni të kryeni vetë-ekzaminimin tuaj mujor të gjirit.
    Është normale që gjinjtë tuaj të kenë kokrra në këtë periudhë që largohen pas ushqyerjes me gji, pasi keni përdorur pompën, ose pasi keni masazhuar gjoksin. Nëse shikoni ndonjë gungë që nuk është hequr për disa ditë, thuajini mjekut tuaj që ta kontrollojë atë.

Kujdesuni për gjoksin kur dëshironi që t’ia ndërprisni atë fëmijës suaj.

Trupi juaj do të vazhdojë të prodhojë qumështin e gjirit edhe nëse ju vendosni të mos e ushqeni më me gji fëmijën. Mund të duhen disa javë ose muaj që qumështi i gjirit të shterojë brenda gjoksit tuaj.
Më poshtë ju tregojmë  disa këshilla se si të kujdeseni për gjinjtë nëse jeni në një situatë ku dëshironi të ndaloni ushqyerjen e bebes me gji.

  • Vishni reçipeta mbështetëse por jo të ngushta.
  • Përdorni tampon gjiri ose lecka pambuku për të thithur rrjedhjet.
  • Vendosni një kompresë të ftohtë ose gjethe të ftohtë lakre në gjinjtë tuaj për të ndihmuar në zbutjen e ënjtjes dhe sikletin.
  • Nëse gjoksi juaj vazhdon të ketë dhimbje, masazhojeni atë ose përdorni pompën për ta lehtësuar gjirin nga presioni. Vetëm mos e përdorni shpesh pompimin pasi do të vazhdoni të prodhoni qumësht gjiri.
  • Mundohuni të mos prekni thithat ose gjoksin tuaj. Prekja e shpeshtë e tyre stimulon prodhimin e qumështit.
  • Pyetni mjekun tuaj nëse mund të merrni ilaçe të tilla si Tylenol ose Motrin për të lehtësuar dhimbjen.

Lexo edhe:Ushqyerja me gji ndihmon nenen te humbase peshe

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X