Ushqyerja me gji nuk I bën mirë vetëm bebes suaj por bën mirë edhe për zemrën e nënës. Ky përfundim është demonstruar nga një studim i Universitetit të Pitsburgut (SHBA). Sipas ekspertëve, gratë që kanë presion normal të gjakut dhe ushqejnë me gji foshnjën për të paktën gjashtë muaj pas shtatzënisë, kanë shëndet më të mirë kardiovaskular 10 vjet më vonë.
Më shumë kolesterol të mirë dhe më pak trigliceride
Hulumtimi përfshiu 678 gra shtatzëna në Miçigan, gjendja shëndetësore e të cilëve u monitorua për rreth 11 vjet. Analiza tregoi se gratë që kishin presion normal gjatë shtatzënisë dhe kishin ushqyer gji për gjashtë muaj ose më shumë kishin nivele shumë më të larta të kolesterolit “të mirë” (Hdl), përqëndrime më të ulëta pas një dekade pas lindjes të triglicerideve dhe një trashësi më të mirë të arterieve të zemrës krahasuar me nënat që nuk kishin ushqyer kurrë me gji.
Nuk u vu re e njëjta gjë tek gratë që kishin presionin e lartë të gjakut gjatë shtatzanisë. Studimet e mëparshme kishin treguar që përfitimet shëndetësore të grave që ushqejnë fëmijët me gji kishin përfitimë afatshkurtra. Studimi i ri tregoi se se si ushqyerja me gji ndikon në shenjat e sëmundjeve të zemrës.
Roli i oksitocinës
Sipas ekspertëve, rezultatet tregojnë se gratë mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke ushqyer me gji fëmijët e tyre për të paktën gjashtë muaj. Për rrjedhojë, ushqyerja me gji bëhet një faktor mbrojtës për zemrën e nënës pasi rrit nivelet e oksitocinës, një hormon që mund të ulë presionin e gjakut.
Përfitime të tjera të provuara
Nëna që ushqen me gji është gjithashtu më pak e prirur për gjakderdhje dhe depresion pas lindjes, më pak e rrezikuar nga kanceri në gji, në vezore dhe endometriozë. Ka disa kundërindikacione të vërteta: përtej disa infeksioneve, të tilla si HIV, barnat e papërputhshme me laktacionin janë të pakta dhe zakonisht është e mundur që të ketë trajtime alternative për nënën, të cilat lejojnë të vazhdojë të ushqejë foshnjën me gji pa asnjë rrezik.
Hulumtimi përfshiu 678 gra shtatzëna në Miçigan, gjendja shëndetësore e të cilëve u monitorua për rreth 11 vjet.
Gjatë analizës studiuesit i ndanë gratë në tre grupe:
Ato që nuk kanë ushqyer me gji fëmijët (157 gra)
Ato që kanë ushqyer me gji për më pak se gjashtë muaj (284 gra)
Ato që kanë ushqyer me gji për gjashtë muaj ose më shumë secilin fëmijë (133 gra)
Më pas, gratë me presion të lartë të gjakut dhe ato me presion të ulët janë analizuar më vete.
Gjatë këtij studimi doli se nivelet më të ulëta të triglicerideve dhe trashësia e arterieve karotide u gjetën të jenë më të shëndetshme tek grate që kishin ushqyer me gji fëmijët.
A e dini se?
Ushqyerja me gji redukton numrin e vdekjeve të papritur tek foshnjat me 73%, rrezikun e diabetit të tipit 2 me pothuajse 40% dhe mbipeshën dhe obezitetin me 26%.
Lexo edhe: Ushqyerja me gji kur nena nuk ndihet mire
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu