Si ndikon kontakti me kafshët në imunitetin e fëmijëve?

0 1

 

Fëmijët që rriten në kontakt me kafshët kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të alergjive dhe ky rrezik zvogëlohet sa më i shpeshtë që të jetë kontakti. Tani ka disa studime që kanë arritur në përfundim se afërsia e hershme me kafshët shtëpiake zvogëlon rrezikun e alergjive tek fëmijët. Një studim i ri i publikuar në revistën mjekësore PLOS One thekson frekuencën e kontaktit. Studimi është kryer përmes analizës së të dhënave të mbledhura nga dy hulumtimet e mëparshme.

Sa më i shpeshtë të jetë kontakti, aq më mirë

Nga hulumtimi i parë që hulumtuesit suedezë kanë shqyrtuar që përfshinte 1.029 fëmijë të moshës 8 dhe 9 vjeç dhe marrëdhëniet e mundshme me kafshët – tregoi se incidenca e alergjive te fëmijët ishte 49% në mesin e fëmijëve të cilët në vitin e parë të jetës nuk kanë pasur kontakt me kafshët shtëpiake, 43% në qoftë se ka pasur një kafshë në shtëpi dhe 24% në qoftë se kafshët në shtëpi ishin tre. Në veçanti, dy prej fëmijëve të përfshirë në studim të cilët kanë jetuar me pesë kafshë gjatë 12 muajve të parë të jetës nuk kanë zhvilluar ndonjë alergji.

Rezultatet e konfirmuara

Në studimin e dytë hulumtuesit kishin monitoruar 249 fëmijë nga lindja dhe alergjitë e shfaqura, duke theksuar se pas 8-9 vjetësh normat e alergjive te fëmijët ishin 48%, nëse nuk ka pasur ekspozim ndaj kafshëve shtëpiake në vitin e parë të jetës, 35% te fëmijët që kishin jetuar me një kafshë dhe 21% në qoftë se ata kishin jetuar me dy ose më shumë kafshë.

Sipas studiuesve, mikrobet që sjellin kafshët shtëpiake në shtëpi stimulojnë sistemin imunitar të fëmijëve për të mbrojtur veten kundër alergjive.

Lexo edhe: 11 menyrat me te mira per te forcuar imunitetin e femijes suaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X