Disa studime kanadeze kanë provuar se fëmijët e ardhur në jetë në mënyrë natyrale zhvillojnë një bakter brenda organizmit të tyre, cili ndikon tepër pozitivisht në një tretje të mirë si edhe imunitetin etj.
Si u krye studimi?
Fillimisht studiuesit kanadezë u përqëndruan në rëndësinë që bakterit “mikrobiome” (një përbërje e padukshme bakteresh, kërpudhash dhe virusesh), të cilat janë të përgjegjshme për të zhvilluar imunitet të mirë tek fëmija dhe për pasojë për ta mbrojtur atë ndaj sëmundjeve.
Studiuesit vlerësuan ADN dhe bakteret e zorrëve në 24 të porsalindur me moshë 4 muajsh, dhe nxorën përfundimin sasia dhe larmishmëria e tyre ishte më e ulët tek foshnjat e lindura me operacion.
Ekspertët e lidhin mungesën e mikrobiomës me shfaqjen e disa probleme tek fëmija si astma, alergjia, obeziteti, diabeti etj.
Zorrët, duke qënë të pasura me këto baktere kryejnë funksione të tilla si:
- Absorbimi i vitaminave dhe vlerave ushqyese, si për shembull tretjen e qumështit;
- Mbrojnë sistemin imunitar të mbrojë trupin nga patogjenët e dëmshëm.
Doktor Knight (udhëheqës i studimit), shprehet se bebet kanë lindur shumë të pastra dhe i marrin këto mikrobe nëpërmjet kalimit në kanalin e lindjes gjatë lindjes vaginale. Ata nuk marrin disa nga mikrobet më të rëndësishme nëse vijnë në jetë me operacion.
Lexoni edhe: Lindja me operacion dhe bakteriet vaginale perfitimet per te porsalindurit
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu