Si ndikojnë kontraceptivët tek fertiliteti juaj më vonë në jetë?

0 0

Në të vërtetë në të shumtën e rasteve thuhet se kontraceptivët nuk ndikojnë në fertilitet, megjithatë ka raste kur ekzistojnë përjashtimet.

A mund të shkaktojnë kontraceptivët sterilitet?

Hulumtimet tregojnë se kontraceptivët nuk shkaktojnë infertilitet. Megjithatë, ka disa argumente që thonë se këto kontraceptivë shkaktojnë shterpësi. Disa gra mund të përjetojnë një shtyrje të rinisjes së ovulacionit dhe të periodave pas përdorimit të vazhdueshëm të kontraceptivëve. Ndryshimet në trup për shkak të rritjes së peshës ose stresit, të cilat mund të ndikojnë në ciklin menstrual të një gruaje, shpesh thuhet se janë nga përdorimi i pilulës.

Për më tepër, niveli i pjellorisë zakonisht varet nga disa faktorë që nuk lidhen me përdorimin e kontraceptivëve. Për shembull, nuk jeni në të njëjtën moshë që kur keni filluar të merrni kontraceptivë, pra nëse keni qenë 20 vjeç dhe tani jeni 30, gjasat për të mbetur shtatzënë mund të jenë zvogëluar për shkak të moshës suaj.

Është e vërtetë se shumë metoda kontraceptive hormonale mund të kenë rreziqe. Por deri tani thuhet se infertiliteti nuk është një nga këto rreziqe.

Disa studime thonë se shanset tuaja për shtatzëni pas ndaljes së kontraceptivëve janë aq të mëdha ose aq të vogla sa të një gruaje që nuk ka përdorur kurrë kontraceptivë.

Megjithatë janë shfaqur prova të reja në formën e studimeve më të vogla që ngrenë alarm për rreziqet e gjata të kontraceptivëve tek gratë.

  1. Kontraceptivët hormonalë

Disa nga metodat e zakonshme të kontraceptivëve hormonale përfshijnë:

  • Pilulat kontraceptive. Kontraceptivët oralë varen nga hormonet estrogjen dhe progesteron (disa lloje i kanë të dy këto hormone, ndërsa të tjerë përmbajnë vetëm progesteronin) për të ndaluar shtatzëninë.

Si ndikojnë në fertilitet?

Pilula është një metodë popullore e parandalimit të shtatzënisë. Hulumtimet tregojnë se përdoruesit afatshkurtër dhe afatgjatë të pilulave kontraceptive mund të përjetojnë një vonesë të shkurtër në pjellori krahasuar me ata që përdorin lloje të tjera kontraceptivësh si kondomi. Por pas kësaj faze, shanset e shtatzënive janë njëlloj si tek ato gra që përdorin mjete të tjera kontraceptive. Rreth 20 për qind e përdorueseve arritën të ngeleshin shtatzënë që në ciklin e parë pas ndalimit të pilulave dhe 80 për qind brenda një viti ose pak më shumë.

Interesant është fakti se hulumtimi thotë që përdorimi afatgjatë i pilulës mund të rrisë mundësinë e shtatzënisë. Gratë që përdorën pilulën për rreth pesë deri në gjashtë vjet ishin më pjellore në krahasim me ato që e përdorën vetëm dy vjet.

Por ka një teori të kundërt, e cila thotë se kontraceptivi hormonal si pilula mund të ndikojë në pjellori kur përdoret për një kohë shumë të gjatë (10 vjet ose më shumë). Një përdorim i tillë i zgjatur mund të hollojë një rreshtim të endometrit të një gruaje të mitrës e cila mund të ndikojë në implantimin. Me fjalë të tjera, gruaja mund të ngelë shtatzënë, por mund të mos jetë në gjendje të mbajë shtatzëninë.

  • IUD

Pajisja Intrauterine ose IUD është një tub i vogël plastik në formë T. Ajo lëshon një sasi të vogël hormoni progestine në trup, i cili është shumë i ngjashëm me hormonin progesterone që trupi i një gruaje e prodhon natyrshëm. Progestina bllokon qelizat e spermës që të arrijnë vezët duke e trashur mukozën në qafën e mitrës. Gjithashtu, parandalon vezët që të lënë vezoret duke e penguar shtatzëninë.

Si ndikon në fertilitet?

Studimet tregojnë se përdorueset e IUD-it kanë mundësi normale për shtatzëni. Në shumicën e rasteve, pjelloria normale rivendoset brenda pak muajve pas heqjes së kësaj pajisje. Ndërsa maksimalisht mund të kërkonte disa muaj që një grua të ngelet shtatzënë.

  • Unaza Vaginale

Unaza vaginale (NuvaRing) është një unazë transparente dhe e butë e futur në vaginë, e cila çliron hormonin progesteron dhe estrogjen në trup për rreth tre javë. Ndalon lirimin e vezëve çdo muaj, trash mukozën e qafës së mitrës, shpërbën shtresën e formuar brenda mitrës për të parandaluar shtatzëninë.

Si ndikon në fertilitet?

Nuk dihet shumë për ndikimin e NuvaRing në fertilitet. Disa studime të kryera kanë treguar se aftësia e gruas për të ovuluar menjëherë është e madhe edhe pse ndoshta mund të mos ngeleni shtatzënë menjëherë.

  1. Kontraceptivët jo-hormonalë
  • Mbyllja e tubave. Tubektomia ose mbyllja e tubave është një procedurë kirurgjike ku tubat fallopiane të një gruaje mbyllen ose priten në mënyrë që vezët të mos kenë mundësi të shkojnë në mitër për t’u ngjizur. Është një metodë e përhershme e kontracepsionit. Një teknikë tjetër e ndalimit të shtatzënsië është implant tubal i cili përfshin futjen e një spiraleje të vogël në tubat fallopiane për t’i bllokuar ato.

Si ndikon në fertilitet?

Të dyja metodat janë të pakthyeshme, që do të thotë se një grua nuk ka gjasa të ngelet shtatzënë përsëri.

  • Metodat e ndërgjegjësimit për fertilitetin. Metoda të tilla përfshijnë teknikat natyrore të parandalimit të shtatzënisë të tilla si vëzhgimi i ciklit menstrual, duke matur temperaturën e trupit, duke vëzhguar mukozën e qafës së mitrës për të parashikuar ovulimin. Një çift mund të heqë dorë nga marrëdhëniet në ditët kur një grua është më pjellore ose ovuluese.

Si ndikon në fertilitet?

Metodat e ndërgjegjësimit për fertilitetin nuk përfshijnë ndërhyrje mjekësore apo hormone të shtuara. Ata mbështeten vetëm në praktikat natyrore. Prandaj nuk ka gjasa që ato të ndikojnë në fertilitet.

  • IUD prej bakri

IUD prej bakri ose “ParaGard” është një pajisje në formë T e formuar nga bakri dhe plastika (më lart ishte vetëm plastika) që futet në mitër. Jonet e bakrit që lëshohen janë toksike për spermatozoidin dhe e ndalojnë atë që të arrijë vezët.

Si ndikon në fertilitet?

IUD prej bakri mund të hiqet çdo kohë, duke ju dhënë kështu një kthim më të shpejtë të fertilitetit. Studimet zbulojnë se përdorueset e IUD të bakrit të cilët ndërpresin përdorimin kësaj pajisje nuk kanë probleme të mëdha për të ngelur shtatzënë.

  • Metodat penguese

Metodat penguese përfshijnë përdorimin e diafragmave, sfungjerëve, kapakëve të qafës së mitrës, prezervativëve që fizikisht ndalojnë spermatozoidin nga fekondimi me vezën.

Si ndikon në fertilitet?

Në rastin e metodave penguese, ju mund të rifitoni fertilitetin tuaj në momentin që nuk i përdorni ato. Ata funksionojnë thjesht për kohën që janë në trup. Prezervativët mund të ndihmojnë jo vetëm në parandalimin e shtatzënisë por edhe për ngjitjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

  • Spermicidi

Njerëzit në përgjithësi përdorin spermicidiin së bashku me një nga metodat penguese për të intensifikuar efektivitetin kundër shtatzënisë. Spermicidi përmban Nonoxynol-9, një kimikat që jo vetëm që bllokon spermatozoidet, por gjithashtu i ngadalëson ose i vret ata para se të arrijnë vezën. Spermicidi zakonisht është si shkumë, krem ose xhel.

Si ndikon në fertilitet?

Nonoxynol-9 mund të dëmtojë membranat qelizore të cilat mund të rrisin rrezikun e infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe lezioneve gjenitale. Ajo gjithashtu mund të shkaktojë ndryshime në florën e baktereve vaginale, të cilat mund të rezultojnë në shfaqjen e vaginozës. Ajo mund të ketë një efekt të kundërt në shëndetin e spermës, si dhe dëmtime të pakthyeshme dhe të përhershme duke ndikuar pjellshmërinë. Gjithashtu profesionistët mjekësorë bien dakord mbi efektin potencialisht të dëmshëm të lubrifikantëve në shëndetin e spermës që mund të rrezikojnë fertilitetin e një çifti.

Lexo edhe: Infertiliteti mashkullor, shkak mungesa e parandalimit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X