Si mund të mos ia ngjis gripin foshnjës ndërkohë që e kam në gji?

0 1

Gjatë sezonit të dimrit njerëzit janë më të prekur nga gripi dhe ftohjet dhe nëse keni një fëmijë të vogël, frika është që të mos preket ai.

Por shumë nëna të reja na dërgojnë shpesh pyetjen se a mund ta marrë fëmija i tyre gripin në rast se ato tashmë janë prekur.

E vërteta rreth viruseve është se ato zakonisht janë shumë ngjitëse edhe pa pasur fare simptoma.

Kjo është arsyeja pse sëmundjet virale gjithnjë përhapen aq shumë. Por ka raste kur edhe pse e dini që jeni e sëmurë, duhet të kujdeseni për fëmijën tuaj, kështu që ka patjetër një shans që ta kaloni së bashku.

Shumica e sëmundjeve nuk janë të rrezikshme, por më shumë një shqetësim, sidomos për nënat e reja.

Ajo që mund të bëni është të shmangni kalimin e mikrobeve duke larë duart shpesh dhe duke shmangur teshtitjen ose kollitjen pranë foshnjës tuaj. (E dimë që është më e lehtë ta thuash se sa ta bësh).

Nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji, duhet të dini se qumështi juaj i gjirit ka antitrupa të shkëlqyera për të zvogëluar rrezikun që fëmija juaj të sëmuret.

Nëse fëmija juaj merr një virus të tillë, ai duhet të shërohet brenda një jave ose më pak. Nëse fëmija juaj është nën moshën dy muaj dhe ka ethe, duhet ta çoni tek mjeku.

Kjo pasi në këtë moshë, trupat e tyre nuk mund të luftojnë aq mirë infeksionet bakteriale serioze.

Lexo edhe: Si mund te mbrohet nena per te mos marre gripin nga femija?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X