Shetitjet e femijes, teper te rendesishme ne cdo moment!

0 0

Nëse do të krahasojmë mënyrën si rritej më parë një fëmijë, krahasuar me fëmijët e ditëve të sotme do të kuptojmë ndryshimin e  madh. Brezat e mëparshëm të fëmijëve kalonin orë të tëra në lagje duke luajtur apo edhe në parqet që dispononte qyteti ku ata jetonin. Ditët e sotme fëmija pasi kthehet nga kopështi, futet në shtëpi dhe kalon kohën duke luajtur, apo duke parë kukulla, kjo për mungesë kohe nga ana e prindërve por edhe si pasojë e frikës së tyre ne lidhje me virozat që fëmija mund të marrë.

Kjo është e gabuar!

Fëmija ka nevojë të qëndrojë në ajër të pastër që në moshë të vogël. Ndjesia e dritës, ajrit, mjegullës (në dimër), pemëve etj, e stimulojnë atë dhe e ndihmojnë të rritet. Natyra do të jetë vendi ideal për ta bërë fëmijën gjithashtu edhe të ndihet më i qetë. Sipas mjekëve, prekja e pemëve, tokës, luleve, barit etj e ndihmon fëmijën të mësojë nëpërmjet eksplorimit të ndjesive që ato i falin. Fëmija merr më tepër stimuj duke qënë se përfshihen njëkohësisht disa shqisa: prekja, nuhatja, shikimi dhe dëgjimi. Nëse keni një kopësht në shtëpi mund ta përdorni si një vend ku fëmija juaj të luajë edhe gjatë stinës së dimrit. Mjafton të ketë në trup veshjen e duhur.

Një impakt në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës

Studiuesit e mbështesin edhe teorinë se loja në ajër të pastër favorizon këtë zhvillim, duke përfshirë forcimin e imunitetit, memories, vëmendjes si edhe aftësive më të mira për të zhvilluar lojëra në mënyrë spontane. Një fëmijë që qëndron në ajër të pastër do të gëzojë shëndet më të mirë si edhe do të jetë më tepër social. Nuk duhet të harroni edhe rëndësinë e prodhimit të vitaminës D e cila ndikon edhe në uljen e rrezikut të shfaqjes së virozave.

Lexoni dhe: Shetitjet e para te bebes

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X