Shetitjet e para te bebes

0 0

Nëna mund ta ndiejë në çdo moment veten gati për të shëtitur me fëmijën e saj të porsalindur dhe nëse mendoni se tashmë ka ardhur koha që edhe ju ta bëni diçka të tillë, duhet që si fillim të dini disa rregulla të përgjithshme.

Transporti

Deri në muajin e 3-4 të jetës, mënyra më e mirë për të shëtitur me fëmijën është marsupi ose karroca e shtrirë. Nëse për një pjesë të madhe të shëtitjes do të lëvizni me makinë (për shembull nga shtëpia deri në park), fëmija mund të vendoset tek sexholino (pas muajit të 4). Pas muajit të 4 gjithashtu sexholino duhet të zëvendësojë pjesën e shtrirë të karrocës kjo pasi fëmija fillon të tregojë më shumë interes rreth botës. Pas muajit të 8-të karroca e fëmijës mund të zëvendësohet me pjesën që i mundëson qëndrimin e plotë ulur, kjo pasi kockat janë forcuar mirë.

Si duhet ta veshim fëmijën?

Kjo varet nga klima në qytetin ku jetoni. Nëse stina e dimrit është e ftohtë veshja duhet të jetë e bollshme, por nëse hyni në dyqane apo vende të tjera të ngrohta duhet të hiqni xhupin e fëmijës. Gjithashtu nuk duhet të mungojë shalli, kapuci dhe dorezat. Gjatë verës mund të merrni gjithmonë me vete një çarçaf të hollë ose bluzë të hollë pambuku në rast se do të frekuentonit një ambient me ajër të kondicionuar.

Sa duhet të zgjasin shëtitjet e para?

Nëse nëna ka mundësi të ushqejë fëmijën pa problem nuk ka kufizime në orar. Nëse moti është i ftohtë shëtitjet duhet të jenë shumë të shkurtra. Evitoni orët me mbingarkesë trafiku gjatë të cilave ajri është shumë i ndotur.

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X