Në momentin që fëmija ka një problem, pra një patologji, infeksion, një problem në zhvillim, për prindin shpesh është e vëshirë të pranohen simptomat e para edhe pse mund të jenë tërësisht të dukshme dhe për pasojë edhe diagnostikimi apo trajtimi do të bëhet me vonesë. Kini parasysh se diagnostikimi është shumë i rëndësishëm, prandaj nëse shikoni këto shenja tek fëmija juaj duhet të shkoni me urgjencë tek mjeku.
Shenjat alarmante janë:
- Rritja e një nishani. Nëse në lëkurën e fëmijës fillon të shfaqet një nishan jo i rregullt dhe me diametër mbi 6mm apo një nishan që ndodhet në lëkurë fillon të zmadhohet, duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.
- Fëmija fillon të humbë flokët. Ky problem mund të shkaktohet nga një mungesë vitaminash dhe për të zbuluar arsyen duhet të shkoni tek pediatri.
- Fëmija fillon të ndryshojë rutinën dhe sjelljen e tij. Ai fillon të mos flejë më, të mos pranojë të ushqehet, të ndihet i lodhur. Në këtë rast duhet të bëni vizitë tek mjeku.
- Koka e fëmijës fillon të rritet. Fontanelat (pjesët e buta të kokës) janë shumë normale tek bebet, por ato nuk duhet të fillojnë të rriten. Pra nëse koka fillon të rritet në zonën e tyre, është shenjë e një patologjie.
- Ulet aftësia e dëgjimit. Nëse fëmija fillon të mos reagojë si më parë ndaj kërkesave dhe të mos ju përgjigjijet kur e thërrisni në emër, duhet të shkoni tek mjeku pasi ai mund të ketë probleme me dëgjimin.
- Fëmija është vazhdimisht i etur. Konsiderohet alarmante nëse ai kërkon të pijë vazhdimisht ujë dhe kjo mund të jetë shenjë e një problemi serioz.
- Ai gërrhet me zë të lartë. Nëse e bën këtë me zë të ulët nuk duhet të shqetësoheni por e kundërta tregon se fëmija ka një problem me frymëmarrjen apo mund të jetë edhe shenjë e një infeksioni. Pra mos e neglizhoni.
Lexo edhe: Antobiotiket, pjesa me e madhe perdoren pa qene e nevojshme
Femijet jane te vegjel dhe te brishte, si t’i mbrojme?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu