Femijet jane te vegjel dhe te brishte, si duhen mbrojtur?

0 0

Kur fёmija ёshtё shumё i vogёl, sigurimi i tij dhe parandalimi i aksidenteve, varen nga pёrkujdesja dhe vёmendja e tё rriturve dhe duhet tё jenё ata, qё do ta largojnё nga rreziqet që të evitojnё tё gjitha mundësitë qё mund tё pёrbёjnё njё rrezik pёr tё.
Cilat janë rastet më të shpeshta të incidenteve në shtëpi?
Djegiet
Ndodhin pothuajse tё gjitha nё shtёpi e zakonisht, provokohen nga temperatura e gabuar e ujit pёr larjen e tё voglit, sidomos kur i bёjmё banjon. Temperatura ideale ёshtё 35.5°C dhe 37°C, mjaft thjesht e kontrollueshme edhe vetёm me parakrahun tuaj. Rreziqet mё tё mёdha vijnё kur hapet papritmas rubineti i ujit tё nxehtё me tё voglin brenda vaskёs apo tё mbёshtetur nё lavaman, ose edhe kur fёmija, duke bёrё hapat e para, arrin në banjo dhe pёr tё luajtur hap rubinetin e ujit tё nxehtё. Vendosja e krevatit apo e karrocёs shumë afёr burimeve tё nxehtёsisё ose pёrdorimi i pakujdesshёm i tenxhereve, kafetierёs, tepsive, ushqimeve tё nxehta dhe tё lёngëta, kur kemi fёmijёn nё krahё apo pakujdesia nё lёnien e djepit apo karrocёs nё ballkon, nё oborr ose nё plazh nёn rrezikun e rrezatimit direkt tё diellit pёr njё kohё tё gjatё do të jenë faktorë të tjerë rreziku.
Trauma nga rrёzimet nё shtёpi
Ështё njё tjetёr rrezik pёr fёmijёn, i cili mund të rrëzohet nga vendi ku e ndёrroni, nga lavamani apo gjatё trasferimit të fëmijës nga vaska e vogel, nga krevati, nga karroca ose mbajtёsja pёr fёmijё kur ndodhet nё njёfarё lartёsie, nga rёshqitja nga një pjerrësi etj.
Gёrvishtjet ose plagosjet
Pёrbёjnё disa prej rreziqeve të ndeshura nё shtёpi nga i vogli. Kёto mund tё provokohen nga objekte tё keqvendosura nё mbajtёset që ndodhen afër mbi djep, si edhe nga objekte tё forta ose nga goditjet e lodrave të hedhura nga vёllezёrit, qё janё tepёr tё vegjёl pёr tё kuptuar rrezikun e qё i kanё shpёtuar syrit sё tё rriturve.
Gёlltitja aksidentale e sendeve…
E kopsave, pjesёzave tё lodrave, tapave tё vogla, pёrbёjnё gjithashtu ngjarje mjaft tё zakonshme.
Gjithashtu thithja nё rrugёt e ujit në rrugët e frymёmarrjes, së pluhurave, tëpudrёs, të vajrave pastrues ose mbrojtës, etj mund tё bёhen shkaqe për një problem të rrugëve të frymëmarrjes të quajtur polmonit.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X