Shenjat që ndihmojnë komunikimin e hershëm të fëmijës

0 0

Çdo prind i një fëmije të vogël që ende nuk ka mësuar të flasë e ka dëgjuar termin “gjuha e bebeve” ose “gjuha e shenjave”. Komunikimi me shenja, që i paraprin atij verbal ka një rëndësi shumë të madhe në zhvillimin e fëmijës.

Përfitimet e mësimit të shenjave të foshnjave

  • Gjuha e shenjave u mundëson fëmijëve të komunikojnë më herët se e folura verbale: Foshnjat mund të kuptojnë shumë më tepër sesa mund të shprehin. Aftësitë e gjuhës receptive (çfarë mund të kuptojnë) zakonisht zhvillohen përpara aftësive gjuhësore shprehëse (çfarë mund të thonë). Të mësuarit për të koordinuar gjuhën dhe dhëmbët për të prodhuar fjalë është një aftësi e ndërlikuar dhe shumica e foshnjave nuk do të mund ta bëjnë këtë deri rreth 12 muaj. Megjithatë, gjestet ose shenjat mund të prodhohen shumë më herët (rreth 7-9 muaj).
  • Shenjat e fëmijëve mund të kapërcejnë një boshllëk në komunikim. Shenjat nuk i distancojnë fëmijët nga fjalët. Sapo ata të mësojnë që të shprehin një shenjë me gjuhën e folur do të ndalojnë së përdoruri shenjën. Shenjat vetëm sa i ndihmojnë, nuk i pengojnë të flasin.
  • Komunikimi i hershëm ndihmon në reduktimin e zemërimit: Pasi fëmijët mund të komunikojnë nevojat e tyre, zhgënjimi zvogëlohet. Bebet e vegjël arrijnë deri në një pikë ku ata e dinë saktësisht se çfarë duan, por nuk dinë si të komunikojnë nevojat e tyre. Kjo ndonjëherë mund të rezultojë në zemërim e inat. Nëse u jepen mjete të hershme të komunikimit, siç janë gjuhja e shenjave, kjo zvogëlon në masë të madhe mërzitjen.

Kur duhet të mësoni shenjat e fëmijëve

  • Asnjëherë nuk është herët ose tepër vonë për të filluar. Foshnjat janë të gatshëm për t’u përgatitur që prindërit e tyre të komunikojnë me anë të shenjave që 4 muajsh. Shumica nuk do të kenë aftësitë motorike të nevojshme për t’u përgjigjur deri në moshën 7-9 muajsh kur koordinimi është më i mirë. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të nisni ju si prindër. Fëmijët janë si sfungjer dhe do të jenë në gjendje të kuptojnë diçka shumë më përpara se ta bëjnë vetë.

Me cilat shenja të fillojmë

Gjëja më e rëndësishme që duhet të mbani mend është që të mësoni shenjat e fëmijës që janë funksionale dhe motivuese. Përqëndrohuni në shenjat që i ndihmojnë ata për të komunikuar dëshirat dhe nevojat.

  1. Më shumë – është mirë për të filluar dhe mund të përdoret për ushqime, lodra ose lojë interaktive si gudulisje;
  2. Ndihmë- kur fëmijët të mësojnë këtë shenjë, mund të parandalojnë shumë zemërime;
  3. Përfundoi e gjitha – zakonisht përdoreni kur mbaron një vakt;
  4. Rutinat – hani, pini, bëni dush ose gjumë;
  5. Ushqimet e preferuara – qumështi, biskotat mund të jenë shumë motivuese për një fëmijë apo foshnjë;
  6. Lodrat – top, kukull, ose makinë janë ato më populloret për fëmijët;
  7. Kafshët e preferuara – nëse keni një të tillë filloni t’i mësoni shenja fëmijës;

Si të mësoni shenjat e fëmijës

  • Filloni me vetëm disa shenja. Ndërsa fëmija juaj i mëson ato, shtoni gradualisht disa më shumë.
  • Tregoni shenjën dhe imitoni. Gjithmonë sigurohuni që të bashkoni shenjën me fjalën e folur në mënyrë që ata të mësojnë si shenjën dhe fjalën!
  • Jepni një sugjerim verbal. Sapo të imitojnë shenjën, përpiquni të thoni vetëm fjalën për të parë nëse do ta thojë edhe fëmija.

Lexo edhe: Qente ndihmojne femijet me veshtiresi ne te folur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X