Për disa fëmijë, mësimi i të folurit mund të jetë shumë sfidues, duke i bërë përpjekjet dhe seancat me terapistë jo shumë zbavitëse.
Por gjithçka ndryshon kur një qen bëhet pjesë e terapive.
“Nxënësit e mi duan t’i luajnë lojërat që u jap me një qen”, – tha Jennifer Yost, specialiste e fushës.
Qentë duhet të jenë të edukuar, të dinë të zbatojnë komanda etj. Këta lloj qensh mund të bëhen pjesë e programeve që përdorin qendrat e specializuara për të ndihmuar fëmijët që kanë vështirësi në të folur.
Në Kanada, për shembull qentë përdoren për të ndihmuar fëmijët të lexojnë. Qentë vërtet nuk dinë të lexojnë, por janë dëgjues shumë të mirë.
Qentë janë shumë efektivë në terapitë e fëmijëve, gjithashtu dhe shumë argëtues. Fëmijët të cilët në përgjithësi i duan kafshët, ndihen më mirë duke pasur një qen afër.
Kur terapia mund të bëhet shumë e lodhshme, qentë ndihmojnë fëmijët të zbaviten.
Qentë i mundësojnë fëmijëve të praktikojnë gjuhën e folur, pa pasur firkën se do të tallen siç mund të ndodhë në prani të bashkëmoshatarëve apo personave të tjerë.
Studimi që flet për përfitimet e qenve, analizoi 69 fëmijë me çrregullimin e dysphasisë, që është një nga çrregullimet që vështirëson të folurin te fëmijët. Kjo gjendje, vështirëson shumë jetën e një individi.
Fëmijët morën pjesë në terapinë tradicionale të të folurit ose në terapinë ku ishte i përfshirë edhe qeni. Studiuesit vazhduan fëmijët 10 muaj më vonë për të parë se si aftësitë e tyre gjuhësore u përmirësuan.
Studiuesit zbuluan se kur një qen terapeutik mori pjesë në seanca, fëmijët ishin më të aftë të imitonin sinjalet e komunikimit. Kjo përfshinte kopjimin e shprehjeve të fytyrës si ngushtimi i syve, mbyllja e syve, mbushja e faqeve me ajër dhe e qeshura.
Fëmijët ishin gjithashtu më të motivuar dhe të hapur për të komunikuar kur ndërvepronin me qenin.
Kjo vlen edhe për fëmijët me autizëm, sepse kontakti me qenin është më i lehtë se me njerëzit e tjerë për një fëmijë.
Lexo edhe: Autizmi dhe perfitimet e terapive me kafshe
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu