Autizmi dhe perfitimet e terapive me kafshe

0 0

Njihet si “pet therapy”, dhe i referohet ndërveprimit të fëmijës me një kafshë shtëpiake, e cila duket se ka sjellë efekte pozitive edhe gjatë trajtimit të fëmijëve autikë, pra efektet nuk njihen vetëm në lidhje me disa sëmundje psikike të përkohshme siç tregonin studimet e mëparshme. Kafshët të cilat preferohen të përdoren në këto terapi janë qeni, macja dhe kali.

Autizmi dhe sindroma asperger

Sipas mjekes Temple Grandin, si edhe sipas ekspertëve të një studimi të kryer në “Eunice Kennedy shriver national institute of the child health and human development”, fëmijët autikë si edhe ata të prekur nga sindroma asperger (bën pjesë në spektrin e autizmit) kanë shumë përfitime në lidhje me ndërtimin e marrëdhënieve, e cila është një prej problemeve më të mëdha që paraqet autizmi.

Si u krye studimi?

U analizuan sjelljet e 114 fëmijëve nga mosha 5-12 vjeç dhe nëpërmjet monotorimeve të vazhdueshme janë kontrolluar frika dhe ankthi që ata kanë shfaqur.

Përfundimet e studimit kanë treguar se fëmijët autikë kanë shfaqur frikë dhe ankth pavarësisht nëse ishin duke bërë një lojë të lirë apo një lojë të përcaktuar më parë nga prindi. Në momentin që tek fëmija janë çuar disa zogj të vegjël, niveli i stresit është reduktuar ndjeshëm. Duke qënë kështu, kafshët sipas ekspertëve mund të ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e problemeve që autizmi i shkakton fëmijës në fushën sociale. Sipas mjekut James Griffin, kafshët do të ishin një pikë shumë e mirë referimi gjatë terapive që do të bëheshin me fëmijët autikë. Një qenush do të shërbente që fëmija të krijonte një marrëdhënie të mirë dhe kështu do të përmirësoheshin aftësitë e tij për t’u socializuar si edhe për të zhvilluar empatinë tek fëmija në drejtin të fëmijëve dhe të rriturve.

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X