Përvojat dhe ngjarjet e caktuara të fëmijëve të porsalindur ndikojnë në aftësinë e tyre për të lidhur gjuhën me kategori të veçanta të mendimit.
Kur fillon një fëmijë të kuptojë fjalët?
Dy studiues amerikanë kanë zbuluar se që nga lindja foshnjat kanë aftësinë për të kuptuar kuptimin e fjalëve, duke marrë sinjalet e komunikimit jo vetëm nga njerëzit, por edhe kafshët. Studiuesit vërejtën se fëmijët që në tre muaj janë në gjendje për të krijuar mendime, në bazë të atyre që dëgjojnë, jo vetëm nga njerëzit por edhe nga kafshët. Megjithatë, në moshën 6 muajshe kjo aftësi fillon të zvogëlohet derisa të zhduket. Brenda pak javësh, fëmijët bëhen të aftë të kategorizojnë mendërisht vetëm tingujt njerëzorë.
Eksperimenti
Shkencëtarët kanë mundësuar për disa fëmijë 6 muajsh që të dëgjojnë vetëm tinguj të “prodhuar” nga kafshët dhe zbuluan se në saje të kësaj përvoje, fëmijët nuk ishin shumë në gjendje për të ruajtur aftësinë për t’i lidhur këto sinjale me kategori specifike të mendimit. Nga këtu do të formohej aftësia për të kuptuar kuptimin e fjalëve. Më pas, dijetarët e kanë bërë të porsalindurin të dëgjojë disa fjalë që fliten ndryshe: gjatë vitit të parë të jetës, përgjithësisht një impuls i tillë nuk kategorizohet. Në këtë rast, gjykimi dha një rezultat negativ.
Rezultate interesante
Sipas autorëve, rezultatet e studimit tregojnë rëndësinë e përvojës për formimin e mendimit njerëzor. Për më tepër, ata besojnë se zbulimi mund të përmirësojë kuptimin e zhvillimit të hershëm të gjuhës dhe rritjes së aftësive njohëse.
Ta dini!
Përvoja është thelbësore tek fëmijët, që nga muajt e parë të jetës, në identifikimin e sinjaleve të komunikimit që do të vazhdojnë të lidhen me një kuptim.
Lexo edhe: Femijet mesojne te flasin duke degjuar njeri-tjetrin
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu