Sa seks duhet të bëjnë çiftet në të vërtetë? Seksologia u përgjigjet pyetjeve më të shpeshta që i kanë bërë klientët

0 0

Intimiteti shpesh mund të mungojë ose të mos jetë aq sa duhet brenda një marrëdhënieje.

Dhe ndërsa sot “bombardohemi” me kaq shumë këshilla dhe kaq shumë informacione të ndryshme, mund të bëhemi konfuze për mënyrën se si i nënshtrohemi rutinës.

Por seksologia më e njohur në Sydney, Nikki Goldstein, ka ndarë eksperiencën e saj, duke treguar pesë pyetjet më të zakonshme që çiftet i bëjnë çdo ditë, dhe duke dhënë këshilla se çfarë duhet të bëni.

1.Sa herë seks duhet të bëni në javë?

Sipas Dr. Goldstein, nuk ka një numër magjik për këtë pjesë.  “Sasia e seksit që duhet të keni është ajo që është më e përshtatshme për ju dhe partnerin tuaj, pa marrë parasysh numrin e herëve në javë. Çdo çift ka një jetë të ndryshme nga të tjerët dhe ka një plan tjetër që funksionon për ta”, ka treguar ajo.

Kjo pyetje bëhet zakonisht nga njerëzit që presin më shumë nga jeta e tyre intime me partnerin.

2.Si “t’i ndezim” gjërat?

Seksologia thotë se çiftet që kërkojnë ‘të ndezin gjërat’ duhet të mendojnë për anën emocionale të marrëdhënies së tyre para se të futen në çështjet e seksit.

Ajo shpjegon rëndësinë e komunikimit me partnerin për çështjet që mund të rrezikojnë jetën tuaj seksuale.

“Ndonjëherë, kur një burrë pyet se si “të ndezë gjërat” me partneren e tij femër, problemi nuk qëndron tek mungesa e dëshirës së partneres së tij për marrëdhënie seksuale, por tek mungesa e kënaqësisë seksuale që ajo duhet të ketë. Nëse një grua nuk ndien kënaqësi seksuale, kjo i duket asaj si një punë e përditshme që duhet bërë, ndërsa pasioni fiket.”

3.Si mund ta bëj partnerin tim të bëjë më shumë seks me mua?

Dr. Goldstein thotë se kjo është një nga pyetjet më të shpeshta për të cilën e pyesin dhe zakonisht ajo u përgjigjet: Por paraprakisht, përse nuk do partneri juaj të bëjë seks me ju?

“Personi që e mban këtë përgjigje është ai që nuk do të ketë marrëdhënie seksuale. Përgjigjja e saj do të sillte komunikimin seksual që duhet të kenë çiftet”, ka treguar seksologia.

Ajo zbuloi faktorët që mund të kontribuojnë në mungesën e intimitetit, siç janë çështjet e besimit tek trupi, apo pritshmëritë e ndryshme nga seksi, çështjet e stresit, lodhjes, medikamente ose arsye të tjera.

Këshilla më e mirë që jepet në këto raste është të bëni këtë bisedë me partnerin tuaj.

4.Partneri im po chaton me dikë online, a po më tradhton ai?

Ka kaq shumë përkufizime për tradhtinë, por sipas seksologes Goldstein, tradhti është atëherë kur ju duhet të fshihni dikë nga partneri juaj.

Nëse partneri juaj po flet me dikë tjetër në rrjetet sociale, quhet tradhti, por nuk ka aq peshë sa do të kishte nëse ai ka kontakte seksuale me këtë person.

5.Ndihem sikur e kemi humbur pasionin në marrëdhënien tonë, si mund ta kthejmë përsëri?

Sipas seksologes, pasioni shpesh ndryshon, por nuk zhduket. Pasioni zakonisht vjen nga ndjenjat e marrëdhënieve të reja dhe emocionuese – kështu që kjo është arsyeja pse lidhja juaj ka ndryshuar me kalimin e kohës – por për mirë.

“Marrëdhënia tani mund të jetë më intime dhe intimiteti është jetik kur është fjala jo vetëm për anën emocionale të marrëdhënies, por edhe për seksin dhe kënaqësinë. Kemi nevojë për intimitet më shumë se sa kemi nevojë për pasion, ” shpjegoi ajo.

Dr. Goldstein inkurajoi çiftet që të punojnë së bashku për të eksploruar gjëra të reja në jetën e tyre që i bëjnë të ndiejnë pasion çdo ditë.

Ajo tha se mund të gjeni një hobi të ri, të hani në një restorant të ri ose të përpiqeni për të futur gjëra të reja në marrëdhënien tuaj.

Lexo edhe: A ndiheni te trishtuar pas seksit? Kjo eshte arsyeja pse ndodh dhe si mund ta rregulloni

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X