Efekti i mediave sociale është i kufizuar në lumturinë e të rinjve, të cilët do të kishin më shumë dashuri, pra familjen, miqtë dhe shkollën. Kjo u arrit si përfundim nga një studim i kryer mes viteve 2009 dhe 2016 nga një ekip hulumtuesish nga Universiteti i Oksfordit dhe i botuar në revistën shkencore Pnas. Sipas hulumtimit, “adoleshentët socialë” do të ishin paksa më të pakënaqur me jetën e tyre sesa të rinjtë më pak socialë.
Studimi i 10,000 adoleshentëve që përdorin rrjetet sociale
Studiuesit e hulumtimit kanë ekzaminuar mbi 10.000 djem dhe vajza, mes moshës 10 dhe 15 vjeçare, duke monitoruar kohën e shpenzuar në mediat sociale çdo ditë. Adoleshentëve iu kërkua të plotësonin një pyetësor dhe të vlerësonin kënaqësinë e tyre personale, bazuar në aspekte të ndryshme të jetës. Hulumtuesit më në fund mblodhën rezultatet dhe kryen një analizë të alternuar me 2,000 teste të tjera, duke filluar nga informacioni i marrë nga të rinjtë. Këto analiza të reja kanë treguar se adoleshentët që kalojnë më shumë kohë përpara mediave sociale kanë një shans paksa më të lartë të mos jenë plotësisht të kënaqur me jetën e tyre sesa ata që janë më pak socialë virtualisht.
Efektet pas një viti
Studiuesit e Universitetit të Oksfordit shpjegojnë se: “ndryshimet në përdorimin e mediave sociale mund të shpjegojnë vetëm 0.25% të çdo ndryshimi në kënaqësinë e tyre të jetës një vit më vonë. Përkundrazi, luhatjet e mirëqenies përbëjnë vetëm 0.04% të ndryshimeve në përdorimin e mediave sociale një vit më vonë, një efekt shumë i kufizuar “. Rezultatet treguan se vetëm te vajzat që ndjehen të pakënaqura me aspekte të caktuara të jetës së tyre ka një reduktim të lehtë në përdorimin e mediave sociale, megjithatë efekti i mediave sociale mbetet i moderuar.
Rreziqet e lidhura
Mediat sociale tani janë një pjesë integrale e jetës sonë. Përveç disa përfitimeve, ato gjithashtu mund të sjellin efekte të ndryshme negative, sidomos tek fëmijët, duke përfshirë: ankthin, depresionin, vetëvlerësimin e ulët, pagjumësinë dhe varësinë.
Lexo edhe: 30 minuta më pak në rrjetet sociale dhe do të jeni më të lumtur
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu