30 minuta më pak në rrjetet sociale dhe do të jeni më të lumtur

0 0

 

Platformat sociale, të cilat na lejojnë të lidhemi me njëri-tjetrin, në fakt rrisin perceptimin e vetmisë. Prandaj, duke qenë shumë socialë, rritet pakënaqësia.

Facebook, Instagram dhe Snapchat

Hulumtimi që studion marrëdhënien midis kohës së kaluar në trishtim dhe kohës së kaluar në rrjete sociale, ka përfshirë 143 studentë të universitetit amerikan nga 18 deri në 22 vjeç, shumica vajza, dhe ka monitoruar përdorimin e tyre të tri platformave më të njohura sociale: Facebook, Instagram dhe Snapchat. Në fillim të hulumtimit, secili prej pjesëmarrësve u pyet për një vlerësim të gjendjes së tyre të perceptuar të mendjes dhe të mirëqenies, së bashku me sasinë e orëve në ditë të lundrimit online.

Mjaftojnë të paktën 30 minuta më pak në ditë

Një grupi vullnetarëve të zgjedhur rastësisht iu kërkua që të zvogëlonin kohën e shpenzuar në internet në çdo platformë deri në 10 minuta në ditë, për një maksimum prej 30 minutash në ditë. Në vetëm tre javë, krahasimi me grupin e kontrollit, i cili nuk kishte ndryshuar zakonet e tij, tregoi se gjendja emocionale e atyre që kishin reduktuar përdorimin e mediave sociale është përmirësuar ndjeshëm.

Mediat sociale janë një dritare në jetën e të tjerëve që tregojnë një imazh të shtrembëruar të realitetit, ku çdokush përpiqet të nxjerrë më të mirën.

Mësoni të përdorni rrjetet sociale

Këto rezultate mund t’ju ndihmojnë të ndryshoni zakonet tuaja për t’u ndjerë më mirë. “Përpiquni të kryeni më shumë aktivitete që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe të qëndroni me njerëzit që doni”.

Me përhapjen e rrjeteve sociale, ne jemi vazhdimisht të nënshtruar ndaj stresit të vështrimit të jashtëm. Kjo mund të bëhet e vështirë për t’u menaxhuar dhe për tu duruar, veçanërisht për adoleshentët që përballen me një fazë që i bën ata të ndjeshëm ndaj gjykimit shoqëror.

Lexo edhe: 3 sjelljet ne rrjetet sociale qe demtojne marredhenien ne cift

Sorry, there are no polls available at the moment.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X