Përdorimi i fëmijëve si imazh në rrjetet sociale, e bukur apo e dëmshme?

0 0

 

Blogerët e modës së fundmi kanë krijuar një trend të ri, atë të publikimit të fotove të fëmijëve nëpër rrjete sociale. Duke promovuar rroba dhe aksesorë të ndryshëm, fëmijët bëhen pjesë e botës virtuale të mbushur me pëlqime, komente, bëhen qendra e vëmendjes dhe kjo mund të duket si diçka pozitive në pamje të parë. Por, në një gjykim pak më të thellë lind pyetja a është e dëmshme gjithë kjo vëmendje për fëmijët? A është mirë që ata të përdoren si imazh i kompanive të ndryshme, apo qoftë edhe të publikohen nga vetë prindërit si personazhe me shumë stil dhe të veshur shumë bukur? A nuk janë shumë të vegjël për diçka të tillë?

Mendime të ndryshme për fëmijët si imazh në rrjetet sociale

Edhe në këtë çështje si në shumë të tjera, grupet e mendimeve janë tërësisht të pozicionuara në kahe të kundërta. Disa mendojnë se reklamimi i produkteve të modës duke përdorur si imazh fëmijët, nuk ka asgjë të keqe, ndërsa të tjerë janë plotësisht kundër një praktike të tillë.

Diçka e bukur

Ata që janë pro thjesht fokusohen tek aspekti estetik i temës dhe pohojnë me të drejtë se është diçka shumë e bukur të shikosh fëmijët aq të kuruar dhe të bukur në pamje.

E dëmshme për fëmijët

Ndërsa pjesa tjetër mendon se përtej anës fizike, që duhet pranuar është shumë e bukur, nuk është mirë të përdoren fëmijët që ende nuk e dinë nëse kur të rriten do e dëshirojnë diçka të tillë. Nga ana tjetër prindërit dhe blogerët duhet të kuptojnë se fëmijëve mund t’ju mësohet një ide e gabuar si të bëhen të fiksuar me pamjen duke u kuruar në detaje që në moshsë shumë të vogël. Ekspertët thonë se mendimi që fëmijët janë shumë të vegjël dhe nuk do ta marrin këtë zakon është i gabuar.

Nga ana tjetër disa janë të mendimit se fëmijët janë të gjithë shumë të bukur dhe është e tepërt të përpiqesh t’i zbukurosh përmes rrobave shumë të shtrenjta apo të modës së fundit.

Po ju nëna të dashura ç’mendim keni lidhur me këtë temë? Ju duket abuzim përdorimi i fëmijëve si imazh në rrjetet sociale? Ju vetë a postoni shumë foto të tyre? Nëse po, a bëni thjesht foto spontane, apo i angazhoni fëmijët me veshje, pozicione etj?

Lexo edhe: Kujdes! Keto fotografi te femijes nuk duhet te postohen ne rrjetet sociale






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X