Sa here ne jave duhet te beje banjo nje bebe?

0 0

Momenti i banjos është shumë i rëndësishëm për rritjen e fëmijës, kjo pasi përveç faktit që e mban atë të pastër, e qetëson dhe argëton. Duke filluar nga ditëlindja e parë, shumë fëmijë fillojnë të luajnë dhe të djersiten shumë duke shkaktuar tek nëna mendimin se në këtë moment duhet të kryhet një banjo. Në të vërtetë kjo është e gabuar, pasi banjoja nuk duhet të kryhet shpesh. Sipas disa ekspertëve, larja e tepër e fëmijës e dëmton lëkurën si edhe mund ta bëjë fëmijën alergjik.

Përse nuk duhet ta lajmë shpesh fëmijën?

Gjatë fëmijërisë mikrobet përforcojnë sistemin imunitar të fëmijës, i cili është duke u maturuar. Disa studime kanë nxjerrë përfundimet se larja e tepërt e fëmijës mund të rrisë ekspozimin e tij ndaj alergjive, pa harruar të theksojmë se larja e vazhdueshme e lëkurës së fëmijës me sapun bebesh apo shampo mund të rrezikojë tharjen e tepër të lëkurës dhe për pasojë të shfaqet dermatiti atopik (rrjebulla). Gjithashtu në lëkurën e fëmijës mund të shfaqen edhe lezione të shkaktuara nga alergjia. E gjithë kjo ndodh si pasojë e dëmtimit të shtresës së jashtme të lëkurës (epidermës), funksioni i së cilës është mbrojtja e organizmit nga agjentët e jashtëm si të ftohtët dhe dielli.

Sa shpesh duhet të lahet fëmija?

Larja e fëmijës në mënyrë të përditshme është e gabuar, sidomos nëse do të përdoret sapun apo shampo. Të vegjlit duhet të lahen çdo 2-3 ditë, pra rreth 3 herë në javë, në mënyrë që të mos dëmtohet lëkura por njëkohësisht të ruhet edhe një higjienë e mirë. Ka disa zona të trupit të fëmijës sic janë: duart, këmbët, fytyra dhe zona e bebelinës, të cilat duhet ta pastrohen çdo ditë dhe madje disa herë në ditë sidomos gjatë stinës së verës.

Lexoni edhe: Si te lajme nje bebe te vogel?





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Rrugëtimi i prindërve deri në...

Disa nëna i kanë zgjedhur emrat e fëmijëve që nga fillimi i shtatzënisë. Të tjerave u duhen javë për të vendosur. Disa vendosin, pastaj ndryshojnë mendje. Dhe secili prej këtyre...

Fëmija i porsalindur “letër” prindërve

Të dashur mami dhe babi, Ju lutem ruajeni këtë letër nga unë diku ku mund ta lexoni e rilexoni kur t’ju duket çdo gjë e vështirë e kur të ndiheni...

Bebet i kuptojnë stimujt e...

Sipas një studimi nga Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Torinos botuar në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave, disa orë jetë për një të porsalindur janë të mjaftueshme për...

Rreziqet e ndarjes së të...

Hulumtimi i ri nga OBSH dhe partnerët e saj tregojnë se pandemia COVID-19 po ndikon rëndë në cilësinë e kujdesit që u jepet të sapolindurve të vegjël dhe të sëmurë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X