Banjoja e pare e te porsalindurit

0 0

Banjoja e parë e fëmijës është shumë emocionuese dhe njëkohësisht e frikshme për nënën e re, e cila mendon se mund ta lëndojë fëmijën në çdo moment.

Ja cfarë ju këshillojmë:

Nuk ka rënë ende kordoni? Nuk ka asnjë problem!

Banjoja e parë mund të bëhet në çdo moment që nëna e dëshiron, edhe pse nuk ka rënë ende kërthiza e fëmijës. Është shumë e rëndësishme që ai të thahet mirë pas banjos dhe të ndërrohet Garza. Kini parasysh të dizinfektoni me një alkool të posaçëm.

Orari më i mirë? Kur fëmija është i qetë!

Banjoja duhet të jetë një moment relaksi për të dy, kështu që duhet bërë në një moment kur nëna dhe fëmija janë të qetë.

Më mirë vaska apo lavamani?

Këshillohet të përdoret vaska plastike, kjo pasi fëmija e ndien më mirë ujin. Ai i bën të kujtojë ndjesinë që ka përjetuar për 9-të muaj brenda barkut të nënës.

Banjoja e parë hap pas hapi

Përgatisni gjithçka ju duhet

Zhvishni fëmijën dhe i pastroni zonën e bebelinës nga feçet. Duhet të keni të gjitha rrobat dhe sendet e fëmijës gati që para se të filloni të bëni banjon.

Larja e fëmijës

Ju duhet ta mbani fëmijën me dorën tuaj të majtë dhe me të djathtën duhet ta lani. Përdorni një shampoo me pH neutral (rreth 5.5). Në treg mund të gjeni edhe shampo që nuk kërkojnë shpëlarje, të cilat janë shumë të rekomandueshme. Nuk ka nevojë të përdorni një sfungjer. Banjoja nuk duhet të zgjatë më shumë se disa minuta.

Thani mirë fëmijën

Pasi ka përfunduar banjoja ju duhet ta mbështillni fëmijë me një peshqir të madh. E thani mirë në cdo pjesë të trupit, dhe kryesisht në të përthyerat e gjymtyrëve. Nuk ka nevojë të përdorni një krem hidratues, madje as pudër e cila rezulton të jetë e dëshme për rrugët e frymëmarrjes të fëmijës.

Po tani?

Është ora e pirjes gji dhe më pas në gjumë!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X