Sa ekografi duhen bere gjate shtatzanise?

0 0

Në ditët e sotme shtatzania duket se është kthyer në një “sëmundje” e cila kërkon kontroll të vazhdueshëm mjekësor edhe nëse mbarëvajtja është tepër normale. Shpesh gruaja e gjen veten duke bërë pafund ekografi, kur në të vërtetë numri i tyre është i kufizuar. Sigurisht që këto ekografi kërkojnë një shpenzim të madh që në më të shumtën e rasteve nuk është i nevojshëm.

Sa është numri i këshillueshëm dhe përse gruaja kërkon të bëjë më shumë ekografi?

Mjekët këshillojnë që gjatë gjithë shtatzanisë gruaja të kryejë 3 ekografi, nga një për çdo trimestër, ndër të cilat më e rëndësishmja është ekografia morfologjike e cila kryhet gjatë trimestrit të dytë dhe jo më parë. Arsyet që e çojnë një grua shtatzanë të shkojë më shpesh se kaq tek mjeku për të bërë ekografi (zakonisht 1 herë në muaj) është shqetësimi që ajo mund të ndiejë në lidhje me shëndetin e fëmijës, dëshira për të parë fëmijën, për të pasur sa më shumë fotografi të tij, nga ankthi për të pasur gjithçka nën kontroll. Nëse shtatzania është normale, pra nuk paraqet asnjë rrezik për fëmijën dhe gruan, gruaja nuk ndien asnjë shqetësim etj, nuk është e nevojshme të bëhen më shumë se 3 ekografi.

Fiksimi i nënave

Është vërtetuar se shumë nëna përdorin ekografitë (2D, 3D dhe 4D) për të krijuar video të fëmijës brenda uterusit, por diçka e tillë nuk këshillohet absolutisht nga FDA (administrata e ushqyerjes, medikamenteve dhe shëndetit), kjo pasi ultratingujt mund të nxehin indet duke shkaktuar dëmtime tek fetusi. Sipas tyre gruaja duhet të bëjë më shumë eko në rast se shtatzania e saj nuk ka një ecuri të mirë ose në rast se mban brenda barkut të saj më shumë se një fëmijë.

Lexoni dhe: Ekografite ne shtatzani, kur zbulohet gjinia e femijes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X