Ekografia 3D dhe 4D

0 0

Çfarë është kjo ekografi?
Shumica e ekografive që bëhen gjatë shtatzanisë janë 2-dimensionale. Imazhet që shfaqen në ekranin e aparaturës janë ngjyrë gri, edhe pse ndonjëherë, mjeku nëpërmjet kësaj aparature të avancuar teknologjikisht mund të ndryshojë ngjyrën e fotos. Kjo lloj ekografie ofron maksimumin e informacionit klinik që i nevojitet mjekut. Gjatë viteve të fundit ekografitë 3D dhe 4D janë bërë gjithnjë edhe më shumë të përhapura pasi sigurojnë një imazh shumë të përafërt me pamjen reale të bebes. Kjo lloj ekografie do të ishte si një mënyre për të fotografuar fëmijën brenda barkut të nënës.

Cilat janë ndryshimet midis ekografisë 3D dhe 4D?
Ekografia 3D siguron pamje statike, pra nuk paraqet lëvizjet e fëmijës. ndonjëherë mund të duhet që proçedura të përsëritet disa herë në mënyrë që të merren pamje sa më të qarta. Këto pamje shfaqen me ngjyrë të artë, duke qenë se kjo është një ngjyrë që shquhet lehtë nga pacientët dhe thekson tiparet e bebes.
Ekografia 4D mundëson pamje të fëmijës në mënyrën 3-dimensionale, por në lëvizje. Kjo nënkupton që prindërit gjatë ekzaminimit janë në gjendje të shikojnë fëmjën e tyre teksa lëviz, thith gishtin, luan me kordonin ombelikal etj.
Ekografia 3D mund të krahasohet me një aparat fotografik, ndërsa ekografia 4D me një video.

Është e rrezikshme për fëmijën kjo mënyrë ekzaminimi?
Sipas mjekëve gjinekologë, kjo formë ekzaminimi është fare e padëmshme, pra konsiderohet e njëjtë me atë 2D, kjo pasi për të marrë imazhe më të qarta të fëmijës nuk përdoren mënyra të ndryshme nga ajo 2D, thjesht ndryshohet mënyra e paraqitjes së imazheve.

Cilat janë avantazhet e ekografisë 3D dhe 4D krahasuar me atë 2D?
Për të patur imazhe të një cilësie të mirë 3-dimensionale, para së gjithash nevojitet një pajisje që mundëson imazhe të një cilësie shumë të mire 2-dimensionale. Pra ekografia 2-dimensionale është edhe sot metoda më e rëndësishme e vëzhgimit të fetusit si edhe për të diagnostikuar një problem të mundshëm.
Ekografia 3D dhe më mirë akoma ajo 4D, japin një ndihmë shumë të madhe në diagnostikimin e sindromave të ndryshme si edhe evidentimin e anomalive të gjymtyrëve, së të gjithë strukturës së jashtme të fetusit si edhe të kordonit ombelikal. Kjo lloj ekografie bën të mundur gjithashtu edhe evidentimin e ndonjë anomalie të mundshme të gjoksit dhe organeve të brendshme, duke theksuar që është në gjendje të bëjë vlerësimin e pranisë ose jo të septumeve (vrimat në zemër) së zemrës të fetusit.

Si procedohet dhe kur duhet kryer?
Proçedura që do të ndiqet është e njëjtë me atë të ekografisë normale. Ky ekzaminim mund të kryhet në zonën vaginale nëse shtatzania është në fillimet e saj, dhe në zonën abdominale nga trimestri i dytë ose i tretë. Mund të kryhet në cdo periudhë të shtatzanisë, por nga ana gjinekologjike do të ishte me më shumë efekt të kryhej në momentin që fetusi ka dimensione mesatare, pra nga java e 25-të e më pas. Më e rëndësishme për mjekun është të sigurohet që bebja juaj është i shëndetshëm dhe me zhvillim të mirë. Për këtë arsye, pamjet 3D/4D të fëmijës suaj nxirren shpesh në fund të ekzaminimit, pasi bebja është kontrolluar plotësisht në ekografinë 2D dhe janë kryer të gjitha matjet rutinë. Pamjet 3D/4D të foshnjës suaj duhet t’i shihni si një bonus të ekzaminimit dhe jo si qëllim kryesor i kontrollit. Që të sigurohen pamje të mira gjatë kësaj ekografie duhet që fëmija të “bashkëpunojë” mirë, si edhe të ketë sasi të mjaftueshme lëngu amniotik.

Lexoni edhe: Sa ekografi duhen bere gjate shtatzanise?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X