Shumë studime, por edhe përvojat personale kanë treguar se përdorimi i rrjeteve sociale i ndihmon njerëzit të ndihen më të lumtur e të përballojnë më mirë jetën. Por, kohët e fundit me shtimin në masë të rrjeteve sociale kjo gjë është vënë në pikëpyetje. Kur gjithçka shkon mirë përdoruesit e Facebook-ut, Instagram-it e rrjeteve të tjera ndihen të mbështetur nga rrjeti i tyre në internet, ata gëzojnë ndjesinë e të qenit pjesë e një komuniteti të madh ku ndajnë mendime,biseda apo mbajnë lidhje me persona që janë në distanca të largëta.
Por kjo ka dhe anën tjetër të medaljes, pasi rrjetet sociale mund t’i bëjnë njerëzit të ndihen të vetmuar dhe të pakënaqur me veten teksa shikojnë të tjerët duke u argëtuar e duke bërë jetë më luksoze. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në jetën reale, por është më e thkesuar në atë virtuale ku secili fokusohet në publikimin e përvojave më të mira afër “perfeksionit”.
Studimet lidhur me këtë temë ende nuk kanë arritur në një përfundim të qartë se çfarë na ndihmon dhe çfarë është e dëmshme për përodrimin e rrjeteve sociale, por ndikimi i tyre në vetëvlerësim, ndjenjën e vetmisë dhe gjendjen emocionale është i pashmangshëm.
Por, pavarësisht se çfarë tregojnë statistikat, duhet të keni parasysh se ju jeni qenie njerëzore dhe ndjesitë tuaja janë personale e të ndryshme nga kushdo tjetër. Për të kuptuar ndikimin që kanë rrjetet sociale te ju, duhet të keni një përgjgije për këto pyetje:
A gjeni mbështetje gjatë përdorimit të tyre?
A ju frymëzon për të kryer aktivitete në jetën reale?
A e përmirëson jetën tuaj në njëfarë mënyre?
Ndiheni ndonjëherë të përjashtuar, të lënë mënjanë ose të vetmuar?
A ju bën ziliqarë?
A ju pengon t’i kushtoni kohë atyre që keni afër?
A ju pengon në zhvillimin e detyrave e aktiviteteve të përditshme të jetës reale?
Kështu, nëse rrjetet sociale përmirësojnë jetën tuaj, ju ndihmojnë me informacione të vlefshme, ju motivojnë, ju nxisin të jeni aktive, mos merrni parasysh se çfarë thonë studimet, por vazhdoni përdormin e tyre.
Megjithatë, nëse ka momente që vini re ndikime negative, mund të shkëputeni për pak kohë e të riktheheni në një moment që e ndjeni se është i përshtatshëm.
Lexo edhe: Si ndikojne rrjetet sociale ne jeten tone?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu