Si ndikojne rrjetet sociale ne jeten tone?

0 0

Vazhdojnë të postohen studime të ndryshme në lidhje me ndikimin e rrjeteve sociale në jetën e të rinjve, dhe kohët e fundit është postuar një tjetër studim i kryer nga “Royal society for public health”.
Sipas studimeve britanike…
Instagrami shkakton ankth dhe depresion tek të rinjtë, duke shkaktuar edhe ankth në rastet kur janë offline dhe nuk kanë mundësi të marrin asnjë njoftim në lidhje me ato çka ndodhin në instagram. Duke parë jetën e vipave, makinat dhe shtëpitë luksoze, këpucët dhe veshjet e tjera të shtrenjta, të rinjtë nuk e ndiejnë veten “në nivelin e duhur”. Ata shpesh harrojnë se fotot janë edhe rezultati i një punë të gjatë të një stafi fotografësh profesionistë, foto tepër të modifikuara me programe të posaçme etj.
Realiteti dhe rrjetet sociale
Realiteti që pasqyrohet në rrjetet sociale është i ndryshëm nga ai fizik, atje postohen gjithmonë “fotot më të mira”. Nga ana tjetër, të gjithë ne duhet të mësojmë të ndërtojmë jetën tonë ashtu sic duhet dhe jo duke u bazuar tek instagrami apo rrjetet e tjera. Sipas ekspertëve, këto rrjete janë duke limituar në maksimum marrëdhëniet mes personave, duke i bërë shpesh edhe të paqarta në domethënien e tyre. Apo nuk na ka rastisur të shohim në realitet vajza dhe djem të zgenjyer nga një lidhje “perfekte” virtuale, e cila në realitet ka qënë një dështim total.
Një shprehje që më vjen ndër mend është edhe ajo që një miku im ka thënë para disa vitesh, në atë kohë kur ishim pjesë e asaj rinie të përfshirë në maksimum brenda vorbullës së instagramit. “Lerini fotot sepse po i shikojmë më shumë pishinat nga instagrami se në realitet”, dhe kishte të drejtë. Pushimet tona më tepër po publikoheshin se po jetoheshin. Pra prindër të dashur, ju keni mundësi t’i mësoni fëmijës të jetojë dhe veprojë ndryshe. Jeta është më e bukur se një foto, dhe shpesh një foto e bukur nuk ka asnjë lidhje me realitetin!

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X