Rrjetet sociale, fotot dhe efektet po krijojnë çrregullime te njerëzit

0 0

 

Njerëzit e quanin Anikën mbretëreshën e Snapit. Midis moshës 19 dhe 21 vjeçare, ajo ishte “e fiksuar me Snapchat, deri në pikën ku arriti 4.000 ndjekës”. Ajo bënte rreth 300 foto selfie në ditë dhe ishte kaq popullore, kaq e dashur për njerëzit që e ndiqnin. Gjatë kësaj praktike të përditshme, asaj i “lindnin” kërkesa nga më të ndryshme lidhur me pamjen e saj fizike dhe ndër të tjera, ishin disa filtra që e bënin hundën e saj të dukej më e bukur. Kështu fotot e saj kishin arritur pothuajse perfeksionin.

Sado e bukur ishte kjo gjë për fotot, filloi të kthehej edhe në shqetësim për të, sepse njerëzit kishin krijuar për të një imazh i cili nuk përputhej plotësisht me realtietin. Kjo e bënte Anikën të shqetësuar sa herë duhej të njihte nga afër njerëz që i kishte njohur përmes rrjeteve sociale, pasi nuk do të shfaqej siç e kishin parë në foto.

Në këtë rrymë fiksimesh, ajo filloi të kontaktonte mjekë estetistë në Instagram, duke kërkuar ndryshime në pamjen e saj. Anika i referohej fotove të snapit sa herë i kërkonte mjekëve ndryshime. Ky fenomen konsiderohet si “snapchat disformia”.

Nëse më parë njerëzit sillnin foto të personazheve të famshëm, si ata apo ato që dëshironin të bëheshin, tashmë përdorin fotot e tyre të ndryshuara nga efektet e filtrat e rrjeteve sociale.

Mjekët bëjnë apel për të gjithë ata që e kanë gjetur veten në këtë situatë, ose që e mendojnë si synim për të ardhmen: Kjo është një gjë jo reale dhe e paarritshme.

Një raport i kohëve të fundit në revistën mjekësore amerikane “JAMA Facial Plastic Surgery” sugjeroi që imazhet e filtruara “duke shpërfillur linjën e realitetit dhe fantazisë” mund të shkaktojnë çrregullime trupore dismorfi (BDD), një gjendje e shëndetit mendor ku njerëzit bëhen të fiksuar në defekte të imagjinuara në pamjen e tyre.

Mjekët tregojnë histori të rrëfyera nga pacientët, sesi janë ndjerë të ofenduar sepse dikush nuk i ka njohur nga dallimi i madh mes realitetit dhe rrjeteve sociale. Filtrat e rrjeteve sociale i bëjnë njërëzit të duken pa asnjë shenjë të vetme, pa asnjë linjë në fytyrë, dhe në të vertëtë aspak njerëzor.

Një fytyrë pa shenja, pa rrudha, një qafë dhe lëkurë të lëmuar nuk e ka asnjë njeri i rritur, e kanë vetëm bebet.

Imazhet e trupit pas lindjes, buzët më të mëdha, mollëzat e tendosura, balli pa rrudha të ndikuara nga familja Kardashian dhe të tjera imazhe me shumë influencë kanë bërë që të rriten kërkesat për përdorimin e mbushësve nga grupmosha të ndryshme, madje edhe 16-17 vjeçarët.

Një studim i vitit 2018 zbuloi se një portret i marrë nga 30 cm larg (lart) rriti madhësinë e perceptuar të hundës me 30% krahasuar me një të marrë nga 1.5m larg (poshtë). Kjo tregon se fotot janë çështje këndesh, dritash dhe nuk janë 100% përfaqësuese të realitetit. Çdo i ri duhet të kuptojë këtë ndarje e të mos kërkojë gjëra përtej reales e përtej asaj që mund të arrihet.

Lexo edhe: 3 sjelljet ne rrjetet sociale qe demtojne marrehdenien ne cift

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X