Rritet numri i mjekëve që zgjedhin këtë mënyrë për të trajtuar sëmundjet e fëmijëve

0 0

 

Nëse deri disa vjet më parë trajtimi i një fëmije me homeopati ishte diçka e rrallë, ditët e sotme kjo metodë është zgjedhja e shumë mjekëve pediatër, e rreth 30% të tyre.

Një hulumtim me mbi 5.000 pediatër

Sondazhi përfshiu 5,400 pediatër. Të gjithëve iu kërkua të përgjigjeshin për disa pyetje në lidhje me profesionin e tyre, dhe në veçanti zakonin apo jo për të përshkruar mjetet homeopatike. Qëllimi ishte që të kemi një pamje më të saktë të përdorimit të homeopatisë te fëmijët. Në fakt, është e qartë se gjërat po ndryshojnë në krahasim me të kaluarën.

36% përdorin homeopati çdo ditë

Nga analiza e rezultateve, doli në pah se në të vërtetë numri i pediatërve që zgjedhin homeopatinë është në rritje. Nëse në vitin 2012, sipas hulumtimit nga Shoqëria Italiane e Pediatrisë, 23% e pediatërve shkruanin në receta këto metoda, tani përqindja është rritur në 30%. 36% e bëjnë atë edhe çdo ditë.

Për cilat çrregullime?

Para së gjithash për sëmundjet e frymëmarrjes (68% e rasteve), por edhe për gastroenterit, alergji dhe çrregullime të gjumit. Pediatrit, megjithatë, nuk e konsiderojnë homeopatinë si një alternativë ndaj trajtimeve klasike: në shumicën e rasteve ata përdorin të dy trajtimet krah për krah.

Homeopatia është një praktikë ku sëmundja luftohet me të ngjashmen e saj. Pra nëse fëmija ka temperaturë të lartë, vetëm mjeku mund të përdorë një trajtim që shkakton temperaturë, me qëllim që ta stabilizojë. Këto praktika mund të ndiqen vetëm nga profesionistët e mjekësisë, jo në kushte shtëpie.

Lexo edhe: Sipas mjekeve pediater, grate te kene kujdes me kete lloj diete tek femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X