Rikuperimi pas një lindje me operacion çezarian ndodh më ngadalë se ai i lindjes normale. Ai, ashtu si çdo ndërhyrje tjetër kirurgjikale, paraqet komplikacionet dhe rreziqet e veta.
Por cilat janë rreziqet për fëmijën?
Tek fëmija mund të shfaqen:
- Probleme me frymëmarrjen
Fëmijët e lindur me operacion kanë një rrezik më të madh për të shfaqur probleme me frymëmarrjen gjatë ditëve të para të jetës. Operacioni i zhvilluar para javës së 39-të mund të shfaqë probleme tek mushkëritë e fëmijës.
- Plagët
Shumë rrallë mund të ndodhë që në lëkurën e fëmijës të vihen re lezione të krijuara aksidentalisht gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.
Po rreziqet për nënën e re cilat janë?
- Nëna mund të vuajë nga inflamacioni dhe infeksioni i shfaqur në membranat uterine. Ky shqetësim quhet endometrit dhe mund të shoqërohet me temperaturë, ethe, dhimbje shpine dhe rrjedhje vaginale me aromë të keqe si edhe dhimbje të uterusit.
- Një tjetër rrezik është shfaqja e hemorragjisë, gjë e cila ndodh më rrallë nëse ndodh një lindje normale.
- Mund të shfaqet infeksion në rrugët urinare, si për shembull cistiti. Ky infeksion mund të shfaqet edhe në fshikëzën e urinës si edhe në veshkat.
- Gruaja mund të ketë probleme me jashtëqitjen si pasojë e ngadalësimit të lëvizjes së zorrëve.
- Mund të vihet re një reaksion i shaktuar nga anestezia. Në disa raste të rralla, gruaja mund të vuajë nga dhimbje të mëdha koke të shkaktuara nga aplikimi i anestezisë lokale. Mund të vihen re edhe reaksione alergjike të shkaktuara nga anestezia.
- Rreziku për t’u formuar trombe në vena, kryesisht në të këmbëve dhe zonës pelvike, ësht rreth 4 herë më i madh nëse ndodh një lindje me operacion çezarian. Nëse trombet spostohen në mushkëri, gruaja mund të rrezikojë jetën. Mjeku duhet të marrë menjëherë masa për të parandaluar këtë, dhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Si ta bëni këtë? Duke filluar të ecni sa më parë të jetë e mundur.
- Sigurisht që edhe plaga mund të infektohet dhe të shkaktojë probleme tek gruaja pas lindjes me operacion.
- Mund të ndodhë rrallë, por gjatë një lindje me operacion aksidentalisht mund të dëmtohen organet përreth, gjë e cila kërkon kryerjen e një ndërhyrje tjetër.
- Rritet rreziku i shfaqjes së komplikacioneve në lindjet e ardhshme si për shembull: hemorragjia, plaçenta previa, pozicion anormal i fetusi.
Artikuj te ngjashem:
https://www.pernenat.al/kruarjet-dhe-kujdesi-per-shenjen-e-operacionit-cezarian/
https://www.pernenat.al/3559-2/
https://www.pernenat.al/lindja-me-operacion-cezarian/
https://www.pernenat.al/5-fakte-qe-do-tju-ndihmojne-te-harroni-friken-e-lindjes-me-operacion/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu