Kruajtjet dhe kujdesi per shenjen e operacionit cezarian

0 0

Të gjitha plagët që mund të ndodhen në trupin tuaj pas lindjes janë shkaktuar për një qëllim të vetëm, atë të sjelljes në jetë të fëmijës tuaj. Ju duhet të keni parasysh se nëse kujdeseni për to në mënyrën e duhur ato do të shërohen shumë shpejt për të mos shkaktuar më dhimbje apo bezdi.
Operacioni çezarian është një ndërhyrje e vërtetë kirurgjikale e cila është shumë e domosdoshme në disa raste, në mënyrë që të sigurohet lindja e shëndetshme e fëmijës si edhe mirëqënia e nënës. Sigurisht që edhe ky, ashtu si të gjitha ndërhyrjet e tjera kirurgjikale, mund të shkaktojë tek gruaja dhimbje dhe bezdi, sidmos gjatë ditëve të para pas lindjes. Prerja bëhet në pjesën fundore të zonës abdominale, e cila lejon mjekët të nxjerrin fëmijën prej barkut, prerje e cila mbyllet me anën e disa fijeve. Kjo shenjë do të qëndrojë në trupin e nënës për gjatë gjithë jetës të saj dhe shpesh mund të japë edhe bezdi pasi mund të shfaqë nevojën e të kruarit të saj.
Çfarë duhet të bëjmë në rast se shenja e operimit jep ndjesinë e të kruarit?
Përveç dhimbjes e cila do të zhduket pas disa ditësh nga lindja e fëmijës, tek shenja e operacionit mund të provokohet shpesh edhe një ndjesi shumë e bezdisshmë kruajtje, duke dhënë gjithashtu edhe ndjesinë e të tërhequrit të lëkurës ose djegies. Kjo ndjesi mund të vazhdojë të ndihet edhe për shumë vite më pas, veçanërisht gjatë ditëve kur moti ndryshon, kjo pasi zona në të cilën është kryer operimi është shumë delikate dhe i përgjigjet në mënyrë të menjëhershme ndyshimeve klimatike. Në momentin që ndryshon lagështia e ajrit , gjë e cila ndodh gjatë ditëve që nuk ka diell ose bie shi, shenja e operimit ka tendencën të kruhet.
Si ta lehtësojmë kruajtjen e plagës së operimit?
Për të lehtësuar këtë ndjesi të bezdisshme mund të pastroni lehtësisht plagën me anën e një garze sterile të zhytur më parë në një solucion dizinfektues si edhe duhet të përpiqeni që të jetë sa më pak të jetë e mundur në kontakt me rrobat, pasi në të kundërt mund të irritohet edhe më shumë. Gjithashtu nëna e re mund të aplikojë në lëkurë një krem qetësues dhe freskues me lule kalendula, e cila njihet për vetitë e saj anti-inflamatore. Nje veprim i tillë do të stimulojë gjithashtu edhe rritjen dhe rigjenerimin e indeve të lëkurës, duke vrarë gjithashtu edhe bakteriet e pranishme në plagë duke favorizuar një ambient steril për shkak të vetive dizinfektuese. Ky krem mund të gjendet në farmaci ose tek dyqanet me produkte bimore.
Çfarë kujdesi të përgjithshëm duhet të tregojmë?
• Në përgjithësi nëna që ka lindur me operacion çezarian do të kthehet në shtëpi pas rreth 4 ditësh, ose më shumë në rastet kur fëmija apo ajo ka nevojë për qëndrim më të gjatë në spital;
• Menjëherë pasi është kthyer në shtëpi nëna e re duhet të përpiqet të mos sforcohet shumë duke kërkuar ndihmë nga familjarët e saj, sidomos për t’i bërë banjo fëmijës si edhe për ta ngritur atë;
• Në rast se nëna ka mundësi mund të qëndrojë për rreth një javë (sa të heqë penjët) shtrirë për të më shumtën e ditës në mënyrë që të rikuperojë sa më shumë energji, por jo të qëndrojë gjithë ditën shtrirë pasi trupit do t’i bënte mirë të vihej në lëvizje.
• Plaga nuk duhet të laget në asnjë mënyrë dhe për këtë asrye këshillohet që larja të bëhet pjesë pjesë;
• Në momentin që do t’i jepni fëmijës për të pirë gji mund ta vendosni mbi një jastëk në mënyrë që ai të mos rëndojë mbi plagën e operimit dhe të shkaktojë dhimbje apo djegie;
• E dizinfektoni plagën me anën e një soluzioni të përshtatshëm të rekomanur nga mjeku, dhe më pas i ndërroni fashon me ngjitëse të posacme në mënyrë të përditshme;
• Pasi keni hequr fashon me ngjitëse (gjithmonë me rekomandimin e mjekut) nuk duhet të lejoni që pjesa e llastikut së të brendshmeve të prekë plagën pasi mund të irritohet dhe skuqet. Për këtë do t’ju vijë në ndihmë një copë garzë e pastër e cila mund të vendoset sipër saj;
• Gjatë depilimit nuk duhet në asnjë mënyrë të kaloni sipër plagës briskun apo kremin depilues për të paktën 5-6 muaj;
• Gjatë larjes përpiquni ta lagni sa më pak të jetë e mundur plagën dhe më pas ta thani duke tamponuar dhe jo fërkuar me peshqir;
• Mos e ekspozoni plagën në diell;
• Nëse vini re skuqje dhe rrjedhje të një lëngu të verdhë duhet t’i drejtoheni mjekut pasi mund të bëhet fjalë për një infeksion.

 

Lexo me shume:
Lindja me operacion cezarian
Periudha post cezariane
Infektimi i plages se operimit
Lindja e trete me operacion cezarian






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X