Infektimi i plages se operimit pas lindjes te femijes

0 0

Infektimi i paretit abdominal përbën rreth 5% të komplikacioneve që shfaqen nëse ndodh një lindje me operacion çezarian. Ky problem shfaqet më tepër tek gratë obeze dhe tek ato që vuajnë nga diabeti. Mikroorganizmat përgjegjës për këtë komplikacion janë Stafilokoku dhe Streptokoku, të cilat futen në trupin e gruas shumë lehtësisht duke qënë se lëkura është e prerë.
Gjatë operacionit nuk është vetëm lëkura ajo që pritet, por edhe uterusi. Nëse lindja me operim nuk është bërë në mënyrë të programuar bakteret do të kenë mundësi më të mëdha të futen në trupin e gruas, duke qënë se në më të shumtën e rasteve ndodh çarja e membranave para hyrjes në sallë. Këto mikroorganizma mund të shkaktojnë infeksione si në plagë ashtu edhe në uterus. Në disa raste gruaja mund të zhvillojë edhe infeksione të endometriumit (muri i mitrës).
Simptomat
Operacioni çezarian është një operacion shumë i rëndësishëm, i cili kërkon shumë kujdes në qepjen e kavitetit abdominal dhe uterin. Por pavarësisht kujdesit rreziku për tu shfaqur një infeksion ekziston gjithmonë, edhe nëse steriliteti në sallë është absolut. Pas një lindje të tillë gruaja mund të preket nga një infeksion i jashtëm në plagë ose një infeksion të brendshëm. Ekziston gjithashtu rreziku që ajo të preket edhe nga seticemia (infeksion në gjak).
Simptomat e një infeksioni të jashtëm:
Kjo është tipologjia e infeksionit e cila haset më shpesh. Kur plaga infektohet fryhet, skuqet dhe kullon. Gjithashtu ka shumë mundësi që gruaja të ketë temperaturë të lartë dhe dhimbje në pjesën e fundit të barkut.
Simptomat e një infeksioni të brendshëm:
Infeksioni mund të shfaqet edhe në pjesën e brendshme të trupit të gruas duke shkaktuar temperaturë të lartë, e cila është një nga simptomat kryesore që kjo gjendje shfaq. Gjithashtu mund të shoqërohet edhe me rrjedhje të plagës. Infeksionet e brendshme shfaqin simptoma të ngjashme me ato të gripit, por të shoqëruara edhe me dhimbje. Gjithashtu nëse problemi prek edhe traktin urinar dhe veshkat do të jetë shumë i dhimbshëm dhe i vështirë urinimi, si edhe urina do të jetë e turbullt dhe me aromë të keqe.
Simptomat e infeksionit të gjakut (seticemia):
Ky infeksion është një prej infeksioneve më të rrezikshëm që mund të ndodhë pas një lindje me operacion. Shkaktohet nga një infeksion bakterial, i cili ka arritur të depërtojë në gjak. Duke shfaqur simptoma të tilla si: temperaturë e papritur, rritje të rrahjeve të zemrës, frymëmarrje e përshpejtuar dhe ethe. Nëse ky infeksion nuk do të kurohet mund të shkaktojë gjendje hipotermie, presion të ulët të gjakut si dhe koagulim të gjakut.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X