Lindja me operacion cezarian

0 0

Sipas statistikave, numri i lindjeve me operacion cezarian është gjithnjë e në rritje. Por, në cilat raste operacioni është vërtet i nevojshëm? Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e tij? Po ato gra që kanë bërë një lindje me operacion a janë të detyruara t’i bëjnë edhe lindjet e tjera në të njëjtën mënyrë?

Ja cfarë thotë në lidhje me këtë çështje një mjek specialist i universitetit të Milanos

Tashmë është bërë fakt se qysh nga vitet ’70 lindja me operacion cezarian është mjaft e frekuentuar në të gjitha vendet e botës. Fillimisht ky fenomen filloi të përhapet gjërësisht në Kinë, e cila mendohet se ofron për pacientët një shërbim mjekësor më modern, krahasuar me atë të vendeve të tjera.
Këtë fenomen duket se po e pranojnë shumë shpejt edhe vendet e tjera më pak të zhvilluara. Por, përse ndodhin kaq shumë lindje me operacion? Këtë profesori e konsideron një çështje ndërkombëtare. “Motivet pse ndodhin kaq shumë lindje me operacion janë të shumta dhe të ndryshme”, shprehet ai. Pa dyshim që lindja vaginale është mënyra më e mirë për të sjellë në jetë një fëmijë, por nuk duhet të nënvlerësojmë rëndësinë e lindjes më operacion, e cila në disa raste është vërtet një shpëtim!

Si ndodh lindja me operacion cezarian?

Përgatitjet e para
Gjithçka fillon me vizitën parapërgatitore, gjatë së cilës gruaja i nënshtrohet analizave të fundit të shtatëzanisë. Gjithashtu ajo bën një konsultë me anestezistin dhe më pas caktohet data e operacionit. Nëse gjithcka shkon sipas parashikimit, pra nëse bebi nuk vendos të dalë më përpara datës së parashikuar, vazhdohet me hapat e mëtejshme.

Përgatitja për operim
Një nga gjërat që mund t’ju kërkohet të bëni është depilimi në zonën pubike. Këtë gjë mund ta bëni në kushte shtëpie ose në një qendër estetike. Mjeku mund t’ju kërkojë që të mos konsumoni ushqime pas orës 20:00 të mbrëmjes para operacionit.

Shtrimi
Në momentin e shtrimit në përgjithesi mjeku fillon të bëjë monitorimin e fetusit, në përgjithësi duke dëgjuar rrahjet e zemrës me anën e elektrokardiogramës. Më pas nëna duhet të heqi veshjet intime dhe të veshi këmishën. Një ndihmës i personelit mjekësor të spitalit i vendos gruas shtatëzane vigonin në krah, me anën e së cilit ajo do të marrë lëngjet dhe medikamentet e nevojshme para dhe pas operacionit.

Anestezia
Vendosja e vigonit në krah nuk është e dhimbshme, mund të ndihet i njëjti shpim me atë të marrjes së gjakut të analizave. Gruaja mund ta lëvizë lirisht krahun sepse tubi që vendoset brenda tij është fleksibël.
Në më të shumtën e rasteve anestezia që përdoret gjatë operacionit është ajo lokale (spinalja ose epidurali), e cila është më e sigurt për nënën dhe fëmijën që do të vijë në jetë. Në të dyja rastet anestezia bëhet me anën e injektimit të saj në zonën lombare, e cila shkakton humbjen e ndjeshmërisë, nga zona abdominale dhe poshtë. Në përgjithësi anestezia e përgjithshme aplikohet vetëm në rastet urgjente.
Gjatë gjithë operacionit anestezisti mban nën kontroll të gjithë parametrat jetikë të pacientes (tensioni, frekuenca kardiake, niveli i oksigjenit në gjak).

Antibiotikët
Në fazën përgatitore ose në fillim të operacionit kryhet injektimi i një antibiotiku me spektër të gjerë veprimi, i cili është një medikament parandalues i sëmundjeve. Pas operacionit anestezisti dhe kirurgu do të vlerësojnë nëse doza e marrë e antibiotikut ka qënë e mjaftueshme apo duhet dhënë dozë tjetër.

Prerja
Pasi mjeku ka dizinfektuar pjesën abdominale dhe pasi anestezisti ka verifikuar efektin e anestezisë (me anën e pickimeve në bark me pincete) fillohet prerja, e cila në përgjithësi bëhet nga dy kirurgë dhe një mami.
Gjithcka fillon me prerjen e lëkurës në mënyrë horizontale, disa centimetra mbi zonën pubike. Në përgjithësi, prerja është 9-10 cm e gjatë, por në disa raste mund të shkojë edhe 15 cm. vetëm në disa raste ekstreme mund të lindë nevoja e prerjes në mënyrë vertikale (nga kërthiza drejt zonës pubike). Kjo mund të ndodhë në rastet e operacioneve urgjente, në rastet kur gruaja ka kryer operacione të mëparshme të organeve abdominale ose nëse ka kryer një operacion cezarian vertikal të mëparshëm.
Pas prerjes së lëkurës, pritet shtresa e poshtme e lëkurës (pjesa dhjamore e zonës abdominale) dhe pjesa muskulare, e cila është një shtresë që mbulon muskujt. këta të fundit nuk priten, por vetëm ndahen. Vazhdohet me prerjen e peritoneumit, e cila është një shtresë që mbulon organet abdominale dhe më pas vazhdohet me uterusin. Prerja e uterusit bëhet pasi është bërë largimi i fshikëzës, e cila ndodhet në pjesën e përparme të tij.

Ja fëmija!
Pasi është çarë qesja amniotike kirurgu mbërrin tek fëmija dhe e kap atë nga koka (nëse ai ndodhet në pozicion cefalik) dhe nëse është në pozicion podalik, nga koka ose të ndenjurat.
Nga momenti i prerjes së lëkurës mund të kenë kaluar në total rreth 5-10 minuta. Kirurgu i tregon nënës fëmijën dhe më pas ja kalon atë infermieres. Para prerjes së kordonit ombelikal mjeku e shtrydh atë në mënyrë që të shkojë tek fëmija sa më shumë gjak që të jetë e mundur. Në përgjithësi preferohet nga ana e stafit mjekësor, që fëmija të qëndrojë për disa minua me kordonin ombelikal të paprerë, në mënyrë që të favorizohet fluksi i gjakut dhe për pasojë tek fëmija të shkojë sasi më e madhe hekuri.

Faza e fundit e operacionit
Ashtu si edhe në rastin kur kemi të bëjmë me lindje normale, duhet të ndodhë plasja e placentës, e cila mund të ndodhë në mënyrë spontane ose e ndihmuar nga kirurgu.
Në këtë moment mjeku bën një pastrim të mirë të uterusit me anën e garzave sterile ose me anën e një pajisje të posaçme, në mënyrë që të largohen të gjitha mbetjet e qeses amniotike, të placentës ose mpiksjeve të gjakut. Faza e fundit e operacionit është qepja e pjesëve të prera, të cilat janë uterusi, peritoneumi, fashat muskulare, shtresa e poshtme e lëkurës dhe lëkura. Për të gjitha pjesët e brendshme përdoret një lloj fije e resorbueshme (që shkrin vetë), ndërsa për shtresën e jashtme të lëkurës mund të përdoren edhe kapëset metalike, të cilat mund të hiqen pas rreth 5-6 ditësh.
I gjithë operacioni zgjat gjithsej 30-45 minuta.

Po babai mund të asistojë?
Në më të shumtën e rasteve babai qëndron jashtë sallës së operimit dhe më pas shkon të shikojë fëmijën e porsalindur.

Cfarë ndodh pas operacionit?
Pasi gjithcka ka mbaruar, nëna qëndron në reaminacion përr rreth 24 orë. Gjatë kësaj kohe fëmija është pastruar dhe vizituar nga pediatri. Nëna mund ta vendosi atë në gji menjëherë nëse ndihet gati, pasi medikamentet e marra gjatë dhe pas operacionit nuk ndikojnë në gjidhënie.

Rikuperimi i nënës në ditët pasardhëse pas lindjes me operacion
Dhimbjet e plagës së operacionit mbahen nën kontroll nga stafi mjekësor me anën e medikamenteve qetësuese. Në përgjithësi rikuperimi i gruas që ka lindur me anën e prerjes cezariane është më i ngadaltë se i gruas që ka lindur në mënyrë natyrale. Kjo vërtetohet me faktin që nëna pas lindjes vaginale mund të kthehet në dhomën e saj duke ecur vetë, ndërsa nëna që ka lindur me operacion e bën këtë pas disa orësh.
Për këtë arsye gruaja që ka lindur me operacion cezarian mund të ketë më shumë nevojë për ndihmë gjatë ditëve të para pas lindjes, krahasuar me atë që mund të ketë lindur në mënyrë natyrale.
Afër mbrëmjes nëse nëna ndihet gati mund të fillojë të ngrihet në këmbë si edhe të pijë ujë ose lëng kumbulle. Ditën tjetër ajo mund të fillojë të hajë dicka të lehtë (supë), e cila zakonisht rekomandohet pasi gruas i kanë filluar gazrat. Në përgjithësi këshillohet që pas ditës së 3-të të vendoset korseja (jo shumë e shtërnguar), e cila do të jetë një mbështetëse shumë e mirë e zonës abdominale. Nuk duhet në asnjë mënyrë të sforcoheni! Rikuperimi mund të zgjatë 5-6 ditë.

Komplikacionet e mundshme
Lindja në mënyrë cezariane është një operacion, dhe si i tillë mund të ketë komplikacionet e veta, edhe pse nuk janë shumë të shpeshta. Ndër to më frekuentja është hemoragjia, e cila shkakton edhe një anemi të nënës si edhe kërkon qëndrimin nën kujdesin e stafit mjekësor. Gjithashtu një tjetër komplikacion është ifektimi i plagës ose i kavitetit (zonës) së uterusit (endometriumit), lezione të fshikëzës ose të zorrve.
Në ditët e para pas operacionit gruaja mund të ketë temperaturë, vështirësi në rikuprtimin e funksionit të zorrëve, probleme me mbylljen e plagës. Gjithashtu lind rreziku i ngjitjes së placentës në muret e uterusit ose shfaqjes së “placenta previa” në shtatëzanitë e mëvonshme.
Përsa i përket fëmijës mund të themi se nëse operacioni ndodh para javës së 39-të mund të shkaktojë tek ai probleme në frymëmarrje. Për këtë arsye, nëse kryhet një operacion i programuar, planifikohet pas kësaj date.

Lexoni edhe: 10 gjerat qe duhet te keni parasysh pas lindjes me operacion cezarian






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X