Qumështi i gjirit dhe dy përdorimet e tij të mrekullueshme që nuk i njihnit

Ne të gjithë i dimë vlerat ushqyese të qumështit të gjirit për foshnjat dhe se sa i rëndësishëm është ky qumësht për rritjen e tyre.




0 1

Qumështi i gjirit mund të shërbejë për gjëra të tjera të cilat ndoshta nuk i dini.

Një nënë e re ka rrëfyer eksperiencën e saj me qumështin e gjirit dhe ne po jua tregojmë, pasi ndoshta ju nuk e keni ditur.

Ajo shkruan:

I vogli im kishte gjithmonë një fije nga qerpikët të ngecur tek sytë e tij, kjo i ndodhte herë tek njëri e herë tek të dy. Kur ndodhi herën e parë ai ishte vetëm 20 ditësh, ne ishim të shqetësuar dhe e çuam te doktori. Ai ia hoqi duke përdorur disa mjete sterile. Por kur ndodhi herën tjetër ishte e diel dhe nuk kishim mjekë afër. Gjyshja ime më tha të përpiqesha t’i hidhja pak qumësht gjiri dhe të shihja nëse qumështi ia hiqte qerpikun nga syri dhe kështu bëra.

Besojeni ose jo, i hodha vetëm një pikë qumështi dhe vetëm me një të tillë pashë që qerpiku kishte dalë nga syri i bebit dhe kjo metodë kishte funksionuar.

Tani sa herë që ndodh kjo nuk shqetësohem, pasi kam një zgjidhje shumë të dobishme.

Gjithashtu do të doja të ndaja me ju një incident tjetër kur djali im i vogël do të lindte. Ai kishte probleme me kapjen e gjirit gjatë ushqyerjes me qumësht dhe thithat e mia ishin të plasaritura dhe më ishin bërë plagë.

Kjo ishte vërtet shumë e dhimbshme dhe ndonëse aplikova gjalpin apo vajin e kokosit, nuk pashë ndonjë ndryshim shumë të madh.

Mjeku më dha një lloj tjetër vaji por problemi ishte se sa herë duhet të ushqeja fëmijën, duhet të shkoja dhe ta pastroja shumë mirë gjirin para se të filloja ushqyerjen.

Më erdhi një ditë një nga mikeshat e mia më tha të aplikoja qumështin e gjirit në thitha dhe pas disa ditësh nga aplikimi, plasaritja dhe dhimbja u shëruan goxha dhe përsëri qumështi i gjirit kishte funksionuar në mënyrë të mrekullueshme, e për më tepër nuk duhej të shqetësohesha për larjen disa herë brenda ditës kur ushqeja fëmijën.

Shpresoj që ky informacion të jetë i vlefshëm për nënat e reja.

Lexo edhe: Si ndryshon qumeshti i gjirit me rritjen e femijes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X