Michael Gove, është Ministri i Mjedisit në Mbretërinë e Bashkuar, i cili së fundmi ka ndërmarrë një plan për të ndaluar prodhimin e përdorimin pa kriter të plastikës. Ai ngre alarmin se në gjithçka që përdorim qoftë për të ngrënë, për t’u veshur, në sendet e jetës së përditshme ka elemente të rrezikshëm të plastikës. Plani i tij ka për qëllim që njerëzit të ndërgjegjësohen të riciklojnë më shumë, në mënyrë që të mos prodhohet shumë plastikë, e cila po dëmton rëndë ambientin dhe shëndetin e njerëzve. Në një kanal televiziv janë transmetuar pamje të tmerrshme të zogjve që gëlltisin lëndë plastike dhe breshka të cilat mbyten nga mbetjet e qeseve.
Plastika ka nisur të prodhohet në vitin 1950. Sot ajo është e kudogjendur, shpesh e fshehtë, por e pamundur të shmanget. Rrobat tona përbëhen nga materiale plastike, enët, shishet, pajisjet elektronike, makinat, kompjuterat dhe gjithçka që përdorim në jetën e përditshme. Kur plastika ekspozohet ndaj dritës së diellit ajo copëzohet në pjesë mikroskopike të cilat hyjnë në zinxhirin ushqimor, në ajër, tokë e ujin që pimë.
Bazuar në disa analiza të kryera në periudha të ndryshme, janë gjetur lëndë plastike në mjaltë, sheqer, shishe uji, birra, ushqime të përpunuara, kripë, pije etj. Në një studim, 95% e të gjithë të rriturve të testuar në SHBA kishin mbetje të një lënde kancerogjene në urinë.
Në një seminar të kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, 30 shkencëtarë, u pajtuan njëzëri se plastika është tani ajo që hamë, pimë dhe marrim frymë frymë dhe përbën një kërcënim në rritje për shëndetin e njeriut. Nëse ne mund të marrim frymë në këto grimca, shkencëtarët thonë se ato kanë të ngjarë të hyjnë në gjakun e njeriut, indet e mushkërive dhe qumështin e gjirit, ose të në sistemin e zorrëve dhe të frymëmarrjes. Shumë prej tyre dyshohet të jenë kancerogjene.
Sipas shkencëtarëve ekziston nevoja urgjente që qeveritë të marrin masa gjithëpërfshirëse. Ndalimi i përdorimit të qeseve do të ishte një hap i mirë për të filluar.
Në vitin 1950 u prodhuan rreth 2 milion ton plastike në vit. Tani kjo shifër është 330 milion ton në vit.
Pershtatur nga The Guardian
Lexo edhe: Si mund te ndikoje perdorimi i shisheve plastike? Ja nje efekt negativ
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu